Milloviq: Sërbët nuk janë terroristë, por qytetarë të komunës së vet dhe janë në të tyren
Ish kryekomunari i Zveçanit Dragisha Milloviq ka thënë gjatë protestës së sotme në Zveçan se qytetarët për dy javë në mënyrë demokratike tentuan t’i tregojnë mbarë botës se në çfarë situate të vështirë jetojnë sërbët në Kosovë.
Milloviq i cili ndodhej në tubimin mbështetës ndaj Dushan Obrenoviqit dhe Radosh Petroviqit të cilët u arrestuan më 29 maj, ka thënë se ata janë arrestuar vetëm sepse ishin ulur në asfalt dhe asgjë tjetër nuk bërën.
“Në mënyrë demokratike u përpoqëm që t’i tregonim mbarë botës se në çfarë situate të rëndë jetojnë sërbët në Kosovë e Metohi. Prej dy javësh qytetarët nuk kanë akses në komunën e tyre, administrata nuk mundet të shkojë në vendet e tyre të punës. Profesorët tanë, studentët, nxënësit nuk kanë akses në shkollat e tyre. Bashkëqytetarët tanë të cilët jetojnë në këtë rrugë, ndeshen me telin me gjemba, ushtari i armatosur u thotë që të kthehen në banesat e tyre. Janë arrestuar njerëz që kanë qëndruar ulur në asfalt dhe në pamje shifet se asgjë nuk kanë bërë. Radoshi u arrestua sepse është donator, i hapur, fqinji dhe miku ynë” ka thënë Milloviq.
Ky i fundit ka shtuar se përfaqësuesit e sërbëve për gjithçka, kanë biseduar dhe me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, por edhe me të dërguarit e BE dhe SHBA.
“Kemi paraqitur kërkesat tona dhe me to u njoh Llajçaku dhe Eskobari dhe gjithë të tjerët. Ne nuk do të tërhiqemi prej tyre, por para së gjithash dëshirojmë që të lirohen të arrestuarit Radosh dhe Dushan. Presidenti n’a luti të qëndrojmë të qetë dhe ne jemi të qetë dhe do të qëndrojmë të qetë dhe do të kontribuojmë për de-eskalimin e situatës, por nuk shikojmë qëllime të mira nga Prishtina sepse mjekët, profesorët, përfaqësuesit politikë etiketohen si turmë, si fashistë, me fjalor të tillë është e vështirë të arrihet de-eskalimi” ka thënë Milloviq.
Ky i fundit theksoi se sërbët nuk janë terroristë veçse qytetarë të komunave dhe janë në të tyren.
“Periudha para nesh është me plot vështirësi por ju bëj thirrje që të qëndrojmë në unitet, mos të ndahemi as politikisht as për ndonjë gjë tjetër. Ejani së bashku të përcjellim mesazh se jemi të gjithë së bashku dhe nën unitet. Zveçani është i përjetshëm” ka përmbyllur Milloviq.
Në protestën e sotme mbështetëse të cilën e organizoi shoqata e prindërve "Më mbështet" nga veriu i Mitrovicës, është kërkuar lirimi i dy sërbëve të arrestuar ditën kur në këtë qytet ndodhën konfrontimet mes efektivëve të Kfor, policisë kosovare dhe qytetarëve të tubuar.
komentet