Në Zveçan protestë mbështetëse ndaj Radoshit dhe Dushanit: Viktima pa faj, o Europë, e shikon padrejtësinë?
Në Zveçan sot është mbajtur protestë për arrestimin e Dushan Obrenoviqit dhe Radosh Petroviqit, ndërsa qytetarët e mbledhur kanë kërkuar lirimin e tyre.
Avokati i Dushan Obrenoviqit, Predrag Milkoviq ka thënë se gati 50 metra nga vendi ku sot janë grumbulluar qytetarët, u arrestua klienti i tij dhe Radosh Petroviq ndërkohë që po protestonin paqësisht duke shprehur pakënaqësinë e tyre për imponimin e kryekomunarëve ilegjitim në komunat në veri të Kosovës dhe kundër prezencës së forcave speciale të policisë kosovare.
"Gati 50 metra prej këtej u arrestuan Dushan dhe Radosh ndërkohë që po protestonin paqësisht duke shprehur zemëratë. Sot ndaj Dushanit rëndojnë katër vepra të rënda penale, nëse këto ndërmerren, unë nuk mund të besoj më tek ky sistem gjyqësor. Klienti im është i pafajshëm dhe unë për të po luftoj deri në atomin e fundit të forcës sime" ka thënë Milkoviq, i cili ka mbledhur provat për pafajësinë e Dushanit dhe Radoshit.
Ai kujtoi se Obrenoviq dhe Petroviq prej 16 ditësh ndodhen në paraburgim dhe ftoi qytetarët të vazhdojnë mbështetjen ndaj tyre.
"Ju lutem që prej këtej të shprehim mbështetjen tonë. Dushani ka vetëm të motrën, Selmën dhe do t’ju lutesha të tregojmë se ne jemi në mbështetje të tij të gjithë së bashku" ka thënë avokati.
Tubuesit mbanin pankarta me mbishkrime: "Liri për vëllezërit tanë Radosh dhe Dushan" "Të gjithë ne jemi Radosh dhe Dushan", "Radoshi dhe Dushani viktima pa faj!", "O Europë, a e shikon padrejtësinë ndaj Radoshit dhe Dushanit?","Procese të montuara ndaj Radoshit dhe Dushanit, çfarë thotë Llajçak?!", "Në Kosovë nuk ka drejtësi dhe të drejta për sërbët!", "Liri për të gjithë të burgosurit sërbë", "Kurti të akuzon, Kurti të dënon! Mjaft më!", "Nuk do të na thyejë kazamati i Kurtit!".
Dushan Obrenoviq dhe Radosh Petroviq u arrestuan para 29 maj me rastin e protestave paqësore të sërbëve në Zveçan pasi në godinën komunale përmes mbështetjes së forcave policore speciale kosovare, hyri Ilir Peci kryekomunari shqiptar i cili u emërua në këtë funksion pas zgjedhjeve në këtë komunë në veri të Kosovës ku sërbët në shumicë absolute nuk morrën pjesë.
Ivana Rakiq, drejtoresha e Shoqatës "Më mbështet" e cila organizoi protestën, ka thënë se “për të gjithë ne kjo situatë është kthyer dy hapa pas dhe se fëmijët tanë e shtyjnë kohën veçse në shtëpi"
"Prej më shumë se dy javësh, u arrestuan vëllezërit tanë, bashkëqytetarët tanë Dushan Obrenoviq dhe Radosh Petroviq. Nuk mundemi të heshtim kundër këtyre padrejtësive. Të gjithë e dinë mirë që Radoshi është një prej njerëzve humanë që ka ndihmuar që qendra të ndërtohej. Ai është dikush që është vetëmohues, njerëzor dhe i gatshëm për të marrë pjesë në aksione në shërbim të komunitetit. Situata e vështirë në të cilën ndodhet, është kryqi që mban, por edhe të gjithë ne që jemi me të. Dushani është fëmija ynë, për shkak të rrethanave të çuditshme ai përjetoi padrejtësi që nuk mund t'i urohet askujt. Të gjithë e dimë kalvarin e jetës së tij para arrestimit. Nuk ka kush t'i fashojë plagët atij fëmije. Dushan, o djalë, të përcjellim mbështetje dhe kurajo sepse e gjithë kjo do të kalojë” ka thënë Rakiq.





0 komentet