Ministria e Bujqësisë së Sërbisë: Bastisja në ambjentet e NP “Pyjet e Sërbisë” në Lleposaviq shkelje brutale e të drejtës pronësore
Ministria e Bujqësisë, pyjeve dhe e menaxhimit të ujërave ka dënuar marrjen e dhunshme të ambjenteve të Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Sërbisë (Srbijašume) në Lleposaviq nga ana e autoriteteve të Prishtinës nën asistencën e policisë kosovare dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kosovare të Pyjeve.
Ministria në deklaratë bën të ditur se ky akt paraqet shkelje brutale të së drejtës pronësore të Republikës së Sërbisë dhe mbylljen e dhunshme të objektit që operon legalisht në këto ambjente.
“Bastisja në ambjentet e “Pyjet e Sërbisë” nën përdorimin e forcës dhe heqja e flamurit të Sërbisë dhe tabelat zyrtare të ndërmarrjes publike, është vazhdim i politikës provokative dhe frikësimit sistematik të popullit sërb në Kosovë e Metohi. Kjo bastisje që u ndërmor në festën e madhe ortodokse të Shënjt Gjergjit, paraqet akt të papranueshëm jo vetëm ligjor por edhe moral ndërmarrë në momentin kur paqja, toleranca dhe respekti, kanë qenë vlerat më të dëshiruara. Ministria fton të gjitha organizatat ndërkombëtare relevante dhe përfaqësuesit e misioneve që të dënojnë qartësisht dhe pamëdyshje këtë akt të dhunës politike që kërcënon të destabilizojë edhe më situatën e brishtë në terren” bëhet e ditur.
Ministria mbetet në kontakt me Zyrën për K&M dhe institucionet e tjera kompetente me qëllim marrjen e të gjitha masave për ruajtjen e pronave dhe punonjësve që janë goditur nga e tillë “sjellje antiligjore” të autoriteteve të Prishtinës, thuhet në deklaratë.
0 komentet