Lista Sërbe: Bastisja e ambjenteve tek “Pyjet e Sërbisë” nga institucionet kosovare në Lleposaviq, shkelje e rëndë e marrëveshjes
Lista Sërbe përcolli dënim të ashpër në lidhje me bastisjen e paligjshme dhe të njëanshme të institucioneve kosovare në ambientet e Ndërmarrjes Publike "Pyjet e Sërbisë” (Srbijašume) në Lleposaviq, duke e vlerësuar atë veprim, si një tjetër sulm të motivuar politikisht ndaj pranisë së Republikës së Sërbisë në Kosovë.
Në deklaratë për publikun theksohet se me të tilla sjellje shkelet ashpër e gjithë moria e marrëveshjeve përfshirë dhe ato të nënshkruara në kuadër të dialogut të Brukselit, ndërsa vihet në pikpyetje egzistenca e më shumë se 80 punonjësve dhe familjeve të tyre.
“Sulmi ndaj ‘Pyjet e Sërbisë’ (Srbijašume) paraqet përpjekje për destabilizim të sigurisë ekonomike të popullit sërb në Komunën e Lleposaviqit dhe sinjal i qartë i qëllimeve të Prishtinës që me forcë të eleminojnë prezencën e shtetit të Sërbisë në terren” thuhet nga Lista Sërbe.
Shtohet se lëvizje të tilla paraqesin goditje direkte jo vetëm ndaj institucioneve të Republikës së Sërbisë, por dhe ndaj të drejtave të njeriut dhe të drejtave sociale të të punësuarve.
Lista Sërbe fton aktorët ndërkombëtarë veçanërisht ambasadat e Pesëshes, Unionit Europian, Kfor dhe Euleks, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin aksionet e mëtejshme të njëanshme të dhunshme ku sikurse thuhet, kanë për synim ndryshimin e realitetit në terren në dëm të popullit sërb.
0 komentet