Ministria e Informimit dhe Telekomunikacionit: Qëllimi i bastisjes së Postës persekutim i përhershëm i sërbëve

Ministria e Informimit dhe Telekomunikacionit të Sërbisë ka thënë se bastisja e ambjenteve të Postës së Sërbisë është një shembull më shumë i demonstrimit të dhunës së hapur dhe veprim antiligjor që ka për synim persekutim të përhershëm të sërbëve të mbetur dhe jetëve jo shqiptare në veri të Kosovës.
Ministria përmes deklaratës dënon ashpërsisht sikurse thekson, aksionin antiligjor të Policisë Kosovare ku sot ndërmori bastisje në shumë njësi të rrjetit postar të Kompanisë Publike "Posta e Sërbisë" në veri të Kosovës.
"Ky është një shembull më shumë i demonstrimit të forcës së hapur dhe veprimeve antiligjore të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, të cilat kanë për qëllim persekutimin e përhershëm të popullit të mbetur sërb dhe jetëve të tjera joshqiptare në zonën e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Ministria për këtë pret që aktorët relevantë ndërkombëtarë të reagojnë në afat sa më shpejt dhe të mbrojnë të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të popullit sërb dhe jetëve të tjera joshqiptare në territorin e Kosovës.
0 komentet