Ministria e Kulturës së Sërbisë: Prishtina përmes gënjeshtrave banale tenton të bëjë të vetën trashëgiminë kulturore sërbe
Ministria e Kulturës së Sërbisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit kosovar Albin Kurti se Sërbia ndërmori “genocid kulturor në Kosovë”, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një seri shtrembërimesh flagrante të së vërtetës në përpjekjet e vazhdueshme të Prishtinës që përmes deklarimeve absurde dhe gënjeshtrave banale, të bëjë për vete trashëgiminë kulturore sërbe dhe fajësojë për shkatërrimin e saj sistematik që ndërmerret prej dekadash vetëm viktimës.
Ministria e Kulturës e Sërbisë në deklaratë për Kosovo Onlajn, ka dënuar “një tjetër në gamën e shtrembërimeve flagrante të së vërtetës”.
“Përkundër faktit se trashëgimia kulturore sërbe është e ekspozuar ndaj shembjes sistematike, djegies, gërmimit të varrezave, thyerjes dhe përdhosjes së kishave, vjedhjeve të artefakteve, falsifikimit dhe zhvatjes, Prishtina i lejon vetes pakujdesi të pashoqe: që për vandalizmat dhe dhunën ndaj trashëgimisë kulturore sërbe, të akuzojë vetë sërbët dhe shtetin sërb”, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.
Më tej përmendet se në të tillë “sulm brutal ndaj trashëgimisë kulturore dhe të vërtetës” Albin Kurti me siguri udhëhiqet nga parimet e njohura të propagandës fashiste, që, siç u theksua, 100 herë përsërit gënjeshtrën ajo bëhet e vërtetë dhe se sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më e besueshme është.
“E udhëhequr nga këto parime, Prishtina me të vërtetë nuk ka mundur të dalë me gënjeshtër më të madhe dhe më të turpshme. Në mbarë konstruksionin pervers të zëvendësimit të rolit të xhelatit dhe viktimës, funksion të veçantë janë numrat e sajuar që duhet të krijojnë përshtypjen se këta përhapës të marrëzive po bënin gjoja një lloj evidence dhe se i ashtuquajturi komision i të ashtuquajturit shtet po bënte gjithçka tjetër veçse shpikte mënyra për të mbuluar me akuza boshe krimet dhe politikën aktive të dhunshme ndaj gjithçkaje që është sërbe. Çfarë mund të pritej tjetër nga “autoriteti” i cili shembullin më të mirë të politikës së vet të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, mund të mburret me restaurimin e shtëpisë së Xhaferr Devës, ideologut fashist dhe bartës krenar i urdhrit që i’u dorëzua personalisht nga Adolf Hitleri”, bëhet e ditur në deklaratë.
Nga Ministria e Kulturës së Sërbisë theksohet se Sërbia nuk do të ndalet kurrë nga kultivimi i trashëgimisë sërbe në Kosovë.
“Le të vazhdojnë ata, për turpin e tyre, të akuzojnë mbrojtësit e trashëgimisë dhe ata emrat dhe mbiemrat e të cilëve janë mbi gurët e varreve të thyer dhe dashamirësit e të cilëve ndër shekuj kanë ndërtuar gjithçka që duan të prishin apo përvetësojnë sot. Sërbia përkundër kësaj, kurrë nuk do të ndalet që me të gjitha forcat të mbrojë, të paralajmërojë gjithë botën dhe kultivojë trashëgiminë sërbe në Kosovë e Metohi e cila është dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore botërore nën rrezik dhe është ende xhevahir në kurorën e trashëgimisë kulturore të njerëzimit” konkludohet në deklaratë.
Më herët sot kryeministri kosovar Albin Kurti tha se Raporti që dokumenton “genocidin kulturor të kryer nga Sërbia në Kosovë” gjithashtu dëshmon edhe për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe se Prishtina është e përkushtuar ndaj së vërtetës dhe drejtësisë për, sikurse theksoi, “të gjitha krimet që janë kryer nga Sërbia genocidiste”.
komentet