Popoviq: Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë po zgjat prej dekadash, gjërat janë më keq se ç’kanë qenë në shekullin XIX

Bojan Popović
Burim: Kosovo Online

Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë është proces që po zgjat prej dekadash, thotë për Kosovo onlajn këshilltari muzeal dr Bojan Popoviq nga Muzeu Popullor i Beogradit dhe vlerëson që është absurde që gjërat kanë qenë më mirë në shekullin XIX sesa në atë XXI.

"Kështu ka qenë përherë. Jemi në Ballkan kështu ka dhe në botë përherë, kjo është ajo damnatio memoriae-shkatërrimi i asaj pjese të historisë që juve nuk ju pëlqen. Por dua të them se është absurde që gjërat ndoshta kanë qenë më mirë në shekullin XIX sesa në atë të XXI. Dhe që në fakt, gjërat janë më keq qysh kur kanë ardhur trupat e Nato sesa ishin para tyre dhe se kjo nuk po ndërpritet, por vijon dhe shpeshtohen. Sepse aty, padyshim, dikush u jep ndonjë impuls kësaj", vlerëson Popoviq dhe shton se kjo mundet që gjithmonë të ndalet.

Sikurse thekson, nëse egziston vullneti, egziston dhe mënyra. 

"Kjo është veçse dhënie e dritës jeshile që këtë mund t’a bëjnë, përderisa të jetë kështu, kjo do të zgjasë”, beson ai.

Përsa i përket Muzeut Popullor në Beograd, ai prej themelimit, ka grumbulluar pasuri kulturore të popullit sërb, kështu që në koleksionet e tij ndodhen dhe një numër i madh artikujsh nga hapësira e Kosovës, bën të ditur Popoviq.

“Mund të themi lirshëm madje edhe më i madh se përmasat e asaj zone, së paku sepse ishte qëndrore dhe ndoshta më e rëndësishmja për popullin sërb. Ajo që duhet thënë, është se vetëm prej fillimit, Muzeu Popullor nuk aspiroi kurrë, sikurse ndodh në disa vende fqinje, për t'i privuar kishat nga thesaret e tyre. Kështu që u la kishave xhevahiret e atyre kishave, atë që është thelbësore për to, atë çka aty prej shekujsh u mblodh dhe grumbullohej dhe ajo që vinte deri tek muzeu, më shpesh vinte prej koleksioneve private, përmes rrugës hulumtuese arkeologjike dhe në shumë mënyra të tjera” thekson bashkëbiseduesi ynë.

Duke qenë se Muzeu Popullor është mëma për pasuritë e rëndësisë së jashtëzakonshme kulturore, tek ai hyjnë ato pasuri kulturore nga më të rëndësishmet.

“Le të përmendim vetëm disa nga veprat: të themi, afresket origjinale të Virgjëreshës së Ljevishkës, të cilat i përkasin shekullit të XIII nga koha kur pushteti sërb mori dhe zonën e Prizrenit. Më pas, skulptura e gurit, pra ajo skulptura e famshme e plotë e Manastirit të Banjskës në disa pjesë skulpturore. Gjithashtu pjesë e patosit të të famshmit nga Kryeëngjëlli i Shenjtë pranë Prizrenit. E më pas disa ikona sikurse është ikona e Transformimit të Budisavës apo ikona e Lajmëtarit e cila mund të ketë origjinën nga Kryeëngjëlli i Shenjtë pranë Prizrenit” shton Popoviq, duke vlerësuar se është veçse “pikë në det”.

Përveç kësaj, Muzeu Popullor ka dhe sallën e tërë kushtuar materialeve nga Novobërda.

“Ndonëse Novobërda, atëherë sërish për arsye politike, për të qenë korrektë, u hulumtua vetëm për dy sezone ku u gjetën bollëk materialesh në vitet ‘50 dhe ai material gjithashtu gjendet dhe në Muzeun Popullor dhe mund të dëshmojë rreth atij qyteti, argjendi, ari që ishte një nga më të rëndësishmit në Ballkan dhe që ishte një nga ato qytetet e famshme minerare që mund të thuhet lirshëm lindi si rrufe e papritur dhe ishte fort i rëndësishëm pas këtyre shekujve” bën të ditur ai.

Muzeu Popullor ka në përbërjen e tij dhe Galerinë e afreskeve, e cila ka kopje të afreskeve ndërsa pjesa e atij koleksioni domethënës janë dhe replikat nga Kosova.

“Gjithashtu egziston një koleksion epigrafike, pra mbishkrime të derdhura, e cila është veçanërisht e rëndësishme sepse ndodh aty, njësoj si me kopjet e afreskeve, që origjinalet nuk egzistojnë më sot, qoftë për shkak të efekteve të elementeve apo si pasojë e veprimit të duarve të njeriut”, thotë Popoviq.

Ky i fundit kujton se Muzeu Popullor “pavarësisht asaj se i janë lidhur duart pjesërisht”, merret dhe me atë trashëgimi që ende ndodhet në Kosovë.

“Ajo çka duhet të dini, është se botërisht është shumë e rëndësishme që disa nga këto monumente të rëndësishme të njihen botërisht si monumente që janë trashëgimi e rrezikuar. Ne, sigurisht si muze, si fillim do të përpiqemi t'i kushtojmë vëmendje artit të Kosovës dhe Metohisë jo vetëm për shkak të rëndësisë së saj, por edhe për shkak të kërcënimit që e kanos. Sepse ne si korifej të kulturës, duhet të drejtojmë gishtin dhe t'i shpjegojmë publikut tonë dhe atij botëror se kjo është diçka që duhet mbrojtur dhe për të cilën duhet t’i kushtohet vëmendje madhështore”, spegon ai.

Kjo, shton ai, bëhet fjalë para së gjithash për numër të madh ekspozitash.

"Kemi pasur një ekspozitë të madhe qëndrore, "Kosova dhe Metohia: Fondacioni dhe dhuratat". Dhe përveç kësaj, të themi, në ekspozita të shumta që nuk duhet të mbajnë ndonjë emër të dukshëm, të themi sikurse 'Sërbia, toka e afreskeve’, është gjithmonë segment i rëndësishëm kushtuar monumenteve të K&M. Kështu, kur shkova nëpër botë me atë ekspozitë, i gjeta të gjitha në një vend, si të thuash, dyer të mbyllura apo gjysmë të çelëta. Nuk deshën ta hapin atë ekspozitë sepse e kuptuan se aty ka disa pjesë që vinin prej territorit të Kosovës dhe Metohisë. Dhe kjo për ta ishte problem” kujton Popoviq.

Përveç kësaj, muzeu vazhdimisht dokumenton dhe monitoron atë që ndodh në Kosovë në masën që është e mundur.

“Dhe ne jemi të gatshëm, nëse ndryshojnë rrethanat dhe nëse ndodh që të funksionojë ndonjë ligj dhe disa vlera europiane të shekullit XIX dhe më në fund të lejohet që t'u afrohemi atyre kishave masive të minuara dhe të bëhet arkeologji, në këtë kontekst ne mund t’i ndihmojmë ato, fatkeqësisht, tashmë pasuri kulturore tashmë në lëvizje ashtu sikurse fragmente afreskesh, për përpunimin, përshtatjen dhe dokumentimin e tyre”, bën të ditur ai.