"Zbulimi i historisë" Kosova dhe ndalimi i kujtesës ndaj trashëgimisë kulturore sërbe

Bogorodica Ljeviška
Burim: Kosovo Online

Damnatio memoriae-shprehje latine që tregon "ndalimin e kujtesës", ishte lloj ndëshkimi që senati Romak vendosi pas vdekjes me synim fshirjen e çdo gjurmë kujtese dhe ekzistencës së atij të cilit i’u lexua dënimi. “Bëhet fjalë faktikisht rreth shkatërrimit të asaj pjese të historisë që nuk ju pëlqen”, thotë një nga bashkëbiseduesit për Kosovo Onlajn duke na shtyrë të pyesim se kush dhe me çfarë të drejte i’a ka lexuar të tillë ndëshkim trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë? Padyshim, nëse Ulpiana e lashtë është "trashëgimi kulturore kosovare", siç tha së fundi Hovenier, përse zyrtarët prishtinas nuk do të duhet të kishin pushtet sikurse senatorët romakë?

Shkruar nga: Dragana Saviq

Dhe kryeministri kosovar Albin Kurti ka qenë para disa ditësh në lokacionin arkeologjik të Ulpjanës dhe ka thënë se zbulimet e bëra nga arkeologët “ndriçojnë të kaluarën e pasur dhe të lashtë të Kosovës”.

Ndonëse ekspertët theksojnë se pretendime të tilla nuk kanë bazë shkencore, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për qytet të lashtë bizantin, por përfaqësojnë rishkrim të historisë, ekspertiza e tyre ende vjen nga fusha e historisë apo historisë së artit. Dhe këtu është fjala-për politikë.

Ndaj dhe “zbulimet” e politikanëve kosovarë dhe disa diplomatëve të huaj e tejkalojnë shumë atë që kanë dalë nga arkeologët dhe përfaqësuesit e profesionistë.

Së fundi, është logjike që krijuesit e saj e dinë më së miri deri ku shkon “historia e Kosovës”. Dhe përsa i përket atyre që e kundërshtojnë atë narrativë të re, në terma hegeliane, apo më keq për ta.

Ekspertët paralajmërojnë se ky “zbulim i historisë” zgjat shumë dhe se nuk është tipike vetëm për shqiptarët kosovarë, por pothuajse të gjithë “rreth nacionalizmave sërbe” ndërtohen përmes mohimit të kulturës sërbe.

Që shkatërrimi i trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë proces që vijon prej dekadash, e konfirmon për Kosovo Onlajn këshilltari muzeal dr Bojan Popoviq prej Muzeut Popullor i Beogradit, vlerëson se është absurde që gjërat kanë qenë shumë herë më mirë në shekullin e XIX sesa në shekullin XXI.

"Kështu ka qenë përherë. Jemi në Ballkan kështu ka dhe në botë përherë, kjo është ajo damnatio memoriae-shkatërrimi i asaj pjese të historisë që juve nuk ju pëlqen. Por dua të them se është absurde që gjërat ndoshta kanë qenë më mirë në shekullin XIX sesa në atë të XXI. Dhe që në fakt, gjërat janë më keq qysh kur kanë ardhur trupat e Nato sesa ishin para tyre dhe se kjo nuk po ndërpritet, por vijon dhe shpeshtohen. Sepse aty, padyshim, dikush u jep ndonjë impuls kësaj", vlerëson Popoviq.

Përsa i përket Muzeut Popullor në Beograd, ai prej themelimit, ka grumbulluar pasuri kulturore të popullit sërb, kështu që në koleksionet e tij ndodhen dhe një numër i madh artikujsh nga hapësira e Kosovës, bën të ditur Popoviq.

“Të përmendim vetëm disa nga veprat: të themi, afresket origjinale të Virgjëreshës së Ljevishkës, të cilat i përkasin shekullit të XIII nga koha kur pushteti sërb mori dhe zonën e Prizrenit. Më pas, skulptura e gurit, pra ajo skulptura e famshme e plotë e Manastirit të Banjskës në disa pjesë skulpturore. Gjithashtu pjesë e patosit të të famshmit nga Kryeëngjëlli i Shenjtë pranë Prizrenit. E më pas disa ikona sikurse është ikona e Transformimit të Budisavës apo ikona e Lajmëtarit e cila mund të ketë origjinën nga Kryeëngjëlli i Shenjtë pranë Prizrenit” shton Popoviq, duke vlerësuar se është veçse “pikë në det”.

Përveç kësaj, muzeu vazhdimisht merret me dokumentimin e asaj që ndodh në Kosovë në masën me të cilën aq sa është e mundshme. 

“Ndërsa jemi përherë të gatshëm, nëse ndryshojnë rrethanat dhe nëse ndodh që të funksionojë ndonjë ligj dhe disa vlera europiane të shekullit XIX dhe më në fund të lejohet që t'u afrohemi atyre kishave masive të minuara dhe të bëhet arkeologji, në këtë kontekst ne mund t’i ndihmojmë ato, fatkeqësisht, tashmë pasuri kulturore tashmë në lëvizje ashtu sikurse fragmente afreskesh, për përpunimin, përshtatjen dhe dokumentimin e tyre”, bën të ditur Popoviq.

Tërësisht të njëjtin model në shkallë të ndryshme intensive, mund t’a shikojmë në Kroaci, në Federatën e B&H, Mal të Zi, ku egziston një raport krejtësisht i shtrembët ndaj identitetit kombëtar që bazohet ekskluzivisht në mohimin e identitetit sërb, vlerëson për Kosovo Onlajn filozofi Nikolla Tanasiq.

“Pra na intereson trashëgimia e caktuar kulturore vetëm në atë masë në të cilën ne të mund të dëshmojmë se ajo nuk është sërbe. Nëse mundemi të dëshmojmë se ajo nuk është sërbe, ne mund t’a aneksojmë, por nuk do të kujdesemi për të. Nëse nuk mund t’a vërtetojmë, atëherë qëllimi ynë është t’a shkatërrojmë, t’a fshijmë dhe të shkatërrojmë çdo gjurmë rreth asaj që sërbët dikur kanë egzistuar aty dhe që pas tyre, mos e dhëntë Zoti, kanë lënë pas diçka çka është trashëgimi apo trashëgimi kulturore mbarëbotërore e UNESKO-s” thotë Tanasiq.

Ky i fundit beson Kosova është temë e gjallë e kulturës sërbe në të gjitha nivelet, por që gjëja thelbësore-është legjislacioni.

“Nëse duam të bëjmë hapa seriozë në drejtim të mbrojtjes së pronave tona, ne duhet të nisim të miratojmë ligje që parashikojnë masa konkrete për mbrojtje. Sepse derisa të përcaktohet ligjërisht, derisa të kalojë në parlament, derisa nuk është nënshkruar nga presidenti, derisa kjo të mos jetë në nivelin e politikës shtetërore që hidhet në letër, mund të manipulohet, mund t'i referohet marrëveshjeve verbale, premtimeve private e të tjera të ngjashme. Pra, sa më shpejt të nisë që kjo gjë të fillojë të institucionalizohet para se shteti të nisë t’a trajtojë këtë çështje si shtetërore dhe jo raportin personal të këtij apo atij politikani me këtë apo atë diplomat të huaj, këtë sa më shpejt, do të jemi në gjendje të bëjmë vërtet diçka që është e dobishme dhe që në terren i rregullon gjërat siç qëndrojnë”, konkludon Tanasiq.

Rishkrimi sistematik i historisë është proces që ka vazhduar për një kohë të gjatë në Ballkan, e kështu dhe në Kosovë thotë për Kosovo Onlajn historiani dr Boris Stojkovski.

“Nëse flasim rreth Ulpjanës, ajo nuk ka me të vërtetë fare lidhje me shqiptarët, në thelb as me sërbët, pra bëhet fjalë mbi të gjitha për një qytet romak parakristian dhe nuk mund të jetë pjesë e ndonjë trashëgimie imagjinare kosovare jo vetëm sepse e ashtuquajtura Kosovë në thelb nuk ekziston si shtet për shumë arsye, por edhe për faktin se diçka që lidhet me trashëgiminë që lidhet me shumicën e popullsisë së K&M së sotme dhe këta janë shqiptarët, nuk mund të jetë dicka që i përket periudhes romake” sqaron bashkëbiseduesi ynë.

Paralajmëron se tashmë egzistojnë dhjetëra monografi që flasin për njëfarë historie të Kosovës që kanë atë element subversiv e gjëra të tilla shpesh bëhen me mbështetjen e SHBA e cila është “një nga patronët më të rëndësishëm të ashtuquajturës pavarësi e K&M”. në luftën kundër kësaj narrative janë të rëndësishme fjalët e politikanëve dhe profesionistëve të tyre.

"Profesioni është aty për të thënë faktet e pakontestueshme si për profesionin ashtu dhe për Ulpjanën që po flasim, edhe për Deçanin, Novobërdën, Vuçitërën, Zveçanin, apo Trepçën, që ka egzistuar si minierë qysh nga mesjeta e deri më sot-rreth kësaj ka folur dhe flet profesioni dhe jo vetëm sërb, ish-jugosllav. Egzistojnë studiues seriozë të huaj që merren me të, ndaj jo të gjithë janë të lidhur domosdoshmërisht me politikë dhe ideologji të caktuar. Por nëse tek kjo nuk ka mbështetje të gjerë, atëherë kjo mbetet e marrë peng në rrethe të ngushta akademike” konkludoi Stojkovski.

Historiani nga Graçanica Aleksandar Guxhiq thekson për Kosovo onlajn se ligjet të cilat do të duheshin të mbronin trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë, në praktikë nuk respektohen.

“Rreth atyre të cilat janë nën mbrojtjen e UNESKO, përkujdeset kjo e fundit, kujdesen institucionet kosovare, por kujdeset dhe Republika e Sërbisë. Në terren, këto objekte ruhen nga Policia Kosovare. Pozita e atyre kishave dhe manastire janë të rregulluara me ligj dhe rreth tyre egziston ajo zona speciale e mbrojtur. Në praktikë, natyrisht, Kushtetuta e Kosovës dhe rregulloret ligjore në veçanti nuk respektohen. Ato ligje në praktikë askush nuk i zbaton, e kështu kemi pranë Gazimestanit, vendit ku u zhvillua Beteja e Kosovës, ku biznesmeni shqiptar Orka apo Orça ndërtoi objekt ndonëse 50, 100, 200 metra rreth zonës së mbrojtur ndalohet çdo ndërtim”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai gjithashtu kujton se “ajo narrativë dhe ajo tentativë për zhbërjen e trashëgimisë kulturore sërbe, për të shuar kujtesën e pranisë sërbe në këto treva nuk është e re”.

“Përvoja ka treguar se nuk mjafton vetëm dëbimi i sërbëve, shkatërrimin e trashëgimisë së tyre, por është e nevojshme vendosja e një narrative të re, të ngulitet në ndërgjegjen e njerëzve të thjeshtë rreth vazhdimësisë shqiptare në ato vise. Kjo narrativë ka bazën e vet shumë para Hovenierit, shumë përpara ‘pavarësisë’ kosovare. Për këtë narrativë që sërbët pushtuan Kosovën” sqaron ky historian.

Ky i fundit shton se “i kupton” institucionet kosovare dhe në përgjithësi opinionin publik kosovar, se përse insistojnë kaq shumë tek Ulpjana.

“Kur vijnë turistë ose delegacion nga perëndimi, gjëja më përfaqësuese që shqiptarët kosovarë mund t'i ofrojnë botës, është Ulpijana. Aty është i vetmi që mund të shkojnë. Nëse vijnë në Graçanicë, aty do t’i presin përfaqësuesit e KOS, nëse vijnë në Novobërdë, aty dukshëm janë gjurmët e së kaluarës sërbe. Kështu që Ulpjana është i vetmi vend ku mund të vijnë të huajt dhe t’u prezantojnë atë çka Kosova zotëron dhe përmes narrativës nxjerrin në pah origjinën ilire”, konkludon Guxhiq.