Ministria e Mbrojtes së Sërbisë: Kalim i paautorizuar i Policisë Kosovare, Kfor të marrë masa

Ministarstvo odbrane Srbije
Burim: Ministarstvo odbrane Srbije

Ministria e Mbrojtes së Sërbisë deklaron se Policia Kosovare pa autorizim ka kaluar linjën afër fshatit Qirkoviq në Komunën e Lleposaviqit dhe kërkoi që Kfor të marrë masa që të ndalë Prishtinën në tentativën për të shkaktuar eskalimin e dhunës në Kosovë.

“Ministria e Mbrojtjes dënon ashpër kalimin e paautorizuar të linjës administrative mes Sërbisë qëndrore dhe Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë nga ana e grupeve të armatosura rëndë të pjestarëve të së ashtuquajturës Polici Kosovare afër fshatit Qirkoviq” bëhet e ditur në njoftim.

Thuhet se fjala është për një tentativë e vetdijshme dhe e planifikuar për shkaktimin e incidenteve dhe shkeljen e marrëveshjeve nga ana e institucioneve prishtinase me në krye Albin Kurtin.

Ministria e Mbrojtjes kërkon prej Kfor si të vetmen forcë ushtarake legjitime dhe legale në territorin e Kosovës, që të marrë masa në kuadër të mandatit të vet dhe ndalë pushtetin e përkohshëm prishtinas në tentativën për shkaktimin e eskalimit të dhunës në Kosovë.

“Urdhëri i Albin Kurtit që pjestarët e të ashtuquajturës Polici Kosovare të kalojnë linjën administrative paraqet provokim të rrezikshëm dhe kërcënim për paqen” thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë.

Më tej thuhet se Ushtria e Sërbisë në zonën kufitare të sigurisë po ndjek gjendjen në terren dhe është e gatshme të reagojë në përputhje me dispozitat e marrëveshjes Tekniko-Ushtarake.