Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë: Hedhim poshtë gënjeshtrat e neveritshme të Kurtit, bashkësia ndërkombëtare të reagojë
Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë ka reaguar ndaj akuzave të reja të cilat i ka bërë të ditur sot kryeministri kosovar Albin Kurti për ngjarjet në Banjskë, duke thënë se i hedh poshtë dhe absolutisht i hedhin poshtë gënjeshtrat e neveritshme dhe flagrante të paraqitura nga Kurti, si dhe fton komunitetin ndërkombëtar që të reagojë menjëherë për të ndalur, siç thuhet, fushatën e pistë mediatike të lidershipit prishtinas ndaj Republikës së Sërbisë dhe zyrtarëve të saj.
Kurti ndër të tjera, tha sot se “sulmi në Banjskë është organizuar nga klani Novi Sadit me në krye ministrin e Mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq”.
“Theksojmë se në interes të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë e Metohi dhe e një rëndësie kyçe që institucionet e përkohshme në Prishtinë të detyrohen që menjëherë të ndalin terrorin e përditshëm ndaj popullatës sërbe, të implementojnë të gjitha marrëveshjet e deritanishme dhe menjëherë të formojnë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Gënjeshtrat, fyerjet dhe shpifjet e pacipa të cilat Kurti përditë i shpërndan si pjesë e fushatës së ndyrë mediatike kundër shtetit të Sërbisë dhe lidershipit të saj, debutojnë plotësisht synimet e tij për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve në krahinën tonë jugore” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë.
Në deklaratë theksohet se Ministria dhe Ushtria e Sërbisë mbeten të përkushtuara në rolet e tyre kushtetuese dhe ligjore me synim ruajtjen e sigurisë dhe jetën e paqtë të të gjithë qytetarëve të Sërbisë.
“Jemi të bindur se daljet e sotme, por edhe seria e shpifjeve e përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme prishtinase, padyshim janë dëshmi që kanë interes të shkaktojnë kaos dhe dhunë, ndërkohë në cilin nuk kanë interes për ruajtjen e paqes, vazhdimin e dialogut dhe arritjen e zgjidhjes politike të krizës në Kosovë e Metohi”, thuhet në deklaratë.
0 komentet