A ka përfitime qeveria kosovare nga lobimet në Uashington?

Priština Vašington
Burim: Kosovo online, ilustracija

Për të përmirësuar marrëdhëniet me Amerikën, Qeveria e Kosovës verën e kaluar angazhoi agjenci për lobim në SHBA, por dhe përveç kësaj një vit më vonë, në relacionin Uashington-Prishtinë tonet disonante janë përparim. Analistët, bashkëbisedues të Kosovo Onlajn, thonë se lobimi në Amerikë në vetvete, nuk sjell domosdoshmërisht rezultate, megjithatë thonë se Kosovës i shkon përdore ajo çka komuniteti shqiptar aty është mjaft u mirëorganizuar.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Sipas kontratës së nënshkruar verën e kaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës me kompanitë “Aferdita Rakipi Communications” dhe “Ambal”, Avni Mustafaj, prej tyre pritej që të ofronin këshilla dhe mbështetje dhe të merren me komunikimin me organet legjislative dhe egzekutive të qeverisë amerikane me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Qeverisë së Kosovës. Para dhjetë ditësh Radio Europa e Lirë bëri të ditur se nga korriku i kaluar deri në janar të vitit 2024, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, u ka paguar këtyre dy kompanive rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Jo vetëm politikanët opozittarë, por edhe shumë analistë në Kosovë e kritikojnë pothuajse përditë qeverinë e Albin Kurtit që marrëdhëniet me Uashingtonin po kapin nivele të ulëta. Para dhjetë ditësh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler, tha se SHBA janë të shqetësuara për vendimet e Prishtinës që nuk ishin të koordinuara dhe ftoi qeverinë kosovare që t'i kthehet angazhimit konstruktiv me SHBA, BE, NATO dhe partnerët e tjerë të afërt ndërkombëtarë.

"Besojmë se kanë vënë në rrezik mundësitë që ndihmuam që Kosova të krijohet" tha Miler.

Edhe Oda Ekonomike e Amerikës shprehu shqetësim në deklaratën e saj.

“Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare ishte thelbësore në përparimin e Kosovës dhe çdo dobësim i kësaj mbështetje, mund të ketë pasoja të largëta si në ambiciet diplomatike ashtu edhe në ato ekonomike të vendit”, kanë thënë nga kjo odë.

Kur të ravijëzohet, a është shpërblyer investimi kosovar i tejoqeanit ?

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stevan Nedeljkoviq thotë për Kosovo Onlajn se nuk egziston asnjë iniciativë lobuese në Uashington që mund t’i sjellë dikujt rezultate nëse ai ndjek politikë e cila është tërësisht e kundërt me Shtëpinë e Bardhë.

Ai vlerëson se për Kosovën nuk do të thotë shumë që Prishtina “derdh” të holla në Uashington dhe përpjekjet lobuese, ndërsa në pushtet është Albin Kurti, i cili është i paepur tek pikëpamjet e tij ideologjike.

Nedeljkoviq sqaron se është premisë e gabuar që nëse "derdh miliona" në iniciativa lobuese në Uashington, kjo do të sjellë rezultate të dukshme.

“Mund të derdhësh miliona nëse ke politikë e cila është diçka e afërt me Uashingtonin në moment të caktuar. Nëse ke një dozë pragmatike tek bashkëpunimi me Uashingtonin dhe nëse keni mbështetje në përpjekjet lobuese, ajo sinergji mund të sjellë rezultate. Nëse je i pakompromis, nëse je jo pragmatist dhe derdhni miliona, iniciativa juaj mund të rezultojë e pasuksesshme” bën të ditur Nedeljkoviq.

Ky i fundit shton se nëse në Uashington vjen me ide të palëkundura të bazuara në pikëpamjet e tyre, me gjithë milionat që mund t'u jepen lobistëve, nuk mund të shkohet drejt rezultatit pozitiv.

Analisti dhe njohësi i skenës politike amerikane Obrad Kesiq thotë për Kosovo onlajn se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dakordësohen me taktikën në të cilën Albin Kurti e shfrytëzon dhe kohën e tij për lëvizje të caktuara dhe për këtë arsye, nuk ka pasur suksese të mëdha publike përsa i përket takimeve me zyrtarë amerikanë, pavarësisht tek ajo çka Qeveria e Kosovës ka angazhuar agjenci lobuese në Uashington.

SHBAsikurse bën të ditur ai, beson se do të ishte mjaft efikase që të vijojë procesi negociator me Beogradin, por problem tek kjo është se në Prishtinë janë shumë të padurueshëm dhe çka do të dëshironin që brenda natës të arrinin të gjitha qëllimet ndërsa në Uashington por dhe në Bruksel kuptojnë se kjo është e pamundur.

"Ndoshta madje dhe e pamundur që të shkohet deri tek ai rezultati i shumëdëshirueshëm dhe kjo është ajo njohja reciproke, por megjithatë ata mendojnë se nën durim duhet të ndërtojnë atë rrugë ndaj normalizimit të marrëdhënieve bazuar në negociata. Në SHBA nuk duan që kushdo palë të bëjë diçka të njëanshme që të ndikojë në negociata apo madje që mbarë procesi negociues të kthehet pas. Kjo përsa i përket Prishtinës ka ndodhur shumë herë, kështu që në një moment gjenden tërësisht të izoluar për sa i përket politikës së tyre, veçanërisht Kurtit. E atëherë, lobistët shkojnë tek dyert e mbyllura. Aty ku shumë lehtë mund të tregonin ndonjë sukses, të planifikonin takime në një nivel të konsiderueshëm, ajo derë nuk është më e çelët dhe kjo është ajo që përshkruan qëndrimin aktual të Uashingtonit ndaj Prishtinës” thotë Kesiq.

Ky i fundit megjithatë thotë se në SHBA prej shumë kohësh egziston lob shqiptar mjaft i fortë dhe i aftë e cila është diçka qe nuk kompensohet me të holla dhe fjala është për komunitetet shqiptare pavarësisht se nga vijnë këta shqiptarë. Ai tregon se janë shumë të organizuar dhe marrin pjesë në jetën publike dhe politike të SHBA.

"Janë mjaft aktivë dhe të mirëpozicionuar përsa i përket komunikimit, sidomos me anëtarët e Kongresit Amerikan. Ky është avantazh i madh që kanë shqiptarët në SHBA. Kur flasim rreth lobistëve, egzistojnë tre standarte sesa efektiv është lobimi. Standarti i parë është kjo-sa aktiv është komuniteti dhe aty duhet t’u hiqet kapelja dhe të pranohet se shqiptarët janë shumë aktivë, të mirëorganizuar dhe shfaqen, çka është shumë e rëndësishme, në të gjitha ngjarjet e rëndësishme politike, nga garat për zgjedhjet lokale e deri te ato presidenciale. Gjëja e dytë shumë e rëndësishme është që ata kanë aleatë që prej tre dekadash kanë ndërtuar pozita në strukturën shtetërore amerikane. Ata mund të mos pajtohen me Prishtinën dhe as t’a duan, as t’a vlerësojnë zotin Kurti, por kjo është pak e rëndësishme në kuptimin që ata në përgjithësi mbështesin si politikën ashtu edhe synimet kombëtare të cilat përsa i përket Prishtinës përgjatë këtyre dy dekadave, janë të mirëdefinuara. Dhe ky është një avantazh sepse në strukturat shtetërore në Amerikë i ndajnë të njëjtat synime me elitën politike në Prishtinë” thotë Kesiq.

Si standart i tretë, bashkëbiseduesi ynë thekson efikasitetin e bashkëpunimit mes qeverisë në Prishtinë me administratën amerikane dhe thotë se aty egzistojnë problemet. 

“Disa herë administrata amerikane nuk ishte e kënaqur me disa lëvizje që vinin nga Prishtina, e madje edhe tani ajo ka hyrë në histori problematike sa i përket raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës. Por si pasojë e kësaj në përmbajtje ndajnë të njëjtat qëllime e ky është konsolidimi i pavarësisë të së ashtuquajturës Kosovë, atëherë nuk ka rëndësi kur shkohet drejt mosmarrëveshjeve dhe konflikteve pasi përherë ajo axhenda gjenerale të cilën në një farë mënyre e kanë shkruar bashkë, është më e rëndësishme sesa konflikti aktual rreth taktikave”, thotë Kesiq.

Që pozita e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare është dëmtuar dhe që qeveria aktuale kosovare duhet të ndreqë raportet me jashtë, beson dhe profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu. 

Ky i fundit kujton deklaratat nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe ambasadorët e SHBA nga rajoni se disa vendime të qeverisë kosovare nuk kanë qenë tërësisht të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare dhe SHBA dhe thotë se nëse është kështu, atëherë Kosova “diçka duhet të ndreqë”.

“Pa lobim nuk mundesh. Ky nuk është ndonjë mëkat. Lobimi është gjë tërësisht normale në Perëndim dhe Amerikë. Kjo është e drejtë legjitime e çdo vendi. Por nuk do të duhej të bëhej, ashtu sikurse është shkruar në shtyp që disa qeveri të mëparshme të Kosovës lobonin dhe jepnin fonde që disa figurave të caktuara nga ndikimi që kanë jashtë shtetit, do t’u luteshin që të copëtonin vendin. Kanë patur të tilla lobime nga qarqe të përbashkëta të Kosovës, Sërbisë, Shqipërisë dhe disa shërbimeve të tjera inteligjente. Dhe Sërbia jep miliona për lobim. Është tërësisht normale që çdo vend të lobojë për të përmirësuar pozicionin e vet ndërkombëtar ose që pozitën e ndonjë tjetri t’a minojnë apo minimizojnë sikurse bëri Sërbia me çnjohjet e Kosovës” thotë Baraliu për portalin tonë.

Arsyeja se përse rezultatet lobuese nuk janë të dukshme tek format që ka angazhuar qeveria kosovare në Amerikë, sipas vlerësimit të kryetarit të Mëmës së shqiptarëve në Sërbi Demo Berisha, është ajo çka kryeministri kosovar Albin Kurti dëmtoi pozitën e vet.

"Nuk ka momentalisht ai të holla në buxhet të cilat mund të blente vëmendjen, sepse e shikojmë cili është qëndrimi ndaj partisë së tij dhe atij personalisht. Nga ana tjetër diaspora shqiptare është e fortë dhe për respekt dhe ajo investon shumë të holla sesa investon ministria e (punëve të jashtme) të cilën e drejton Donika Gërvalla dhe qeveria e Albin Kurtit", thotë Berisha për Kosovo Onlajn.

Sikurse shton ky i fundit, Kurti nuk dëgjon më as vendet e Pesëshes, as ambasadorin amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier dhe është mësuar, thotë Berisha, të shkaktojë situata incidentesh prej të cilave deri më tani ka dalë duke u mbuluar me vendimet e vendeve të Pesëshes veçanërisht të administratës amerikane.

Sikurse shton, Kurti nuk dëgjon më vendet e Pesëshes, as ambasadorin amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier dhe është mësuar, sikurse thotë, të shkaktojë situate incidentesh deri më tani ka dalë duke u mbuluar me vendimet e vendeve të Pesëshes veçanërisht të administratës amerikane.

"Prej shumë kohësh administrata amerikane ka paralajmëruar Kurtin se duhet të konsultohet para se të ndërmarrë veprime, por ai ka ndërmarrë akte e pastaj ka shkuar për konsultime. Me faktin se administrata amerikane nuk ka bërë atë pjesë të punës që duhej të bënte. Të marrim si shembull vetëm momentin e fundit të mbylljes së nëntë degëve të Postës së Sërbisë në Kosovë. Administrata amerikane dënoi këtë akt, por nuk bëri asgjë më tej për t’a rikthyer atë në gjendjen fillestare” konludoi Berisha.

Pyetjes sonë se cila është përshtypja nëse marrëdhëniet mes SHBA dhe Qeverisë së Kosovës janë përmirësuar si rezultat i lobimit të kompanive që Qeveria e Kosovës angazhoi verën e kaluar në SHBA, ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Uilliam Montgomeri, së fundi ka thënë për Kosovo Onlajn se nuk e di nëse ky lobim ishte i suksesshëm.

“Fatkeqësisht, roli i lobistëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj kohe po shtohet vazhdimisht. Do të ishte e pamundur për mua të mendoja sesa kompani, vende, parti politike, madje edhe individë pasunar të besonin se lobisti në Uashington është i rëndësishëm. Ndaj nuk është surprizë të dëgjosh që Kurti dhe qeveria e tij e kanë bërë këtë. Nuk e kam idenë nëse kjo ishte e suksesshme” thotë Montgomeri.

Diplomati amerikan me këtë rast vlerësoi se qëllimi afatgjatë i Albin Kurtit është largimi i të gjithë sërbëve prej Kosovës.

“Por synimet e tij afatshkurtëra dhe afatmesme, është që të provokojë qeverinë sërbe që të ndërmarrë masa që të mund t’a ndihmojnë që me gjasa të mund të përfshinte dhe lobistët, konfirmon që Kosova e meriton mbështetjen. Urime qeverisë së Sërbisë për durueshmërinë ndaj këtyre akteve. Do të doja që të shikoja më shumë shenja të vlerësimit nga ana e SHBA dhe BE për këtë durueshmëri”, ka theksuar Montgomeri.