Vuçeviq: Synimi i Prishtinës akuza politike Sërbisë dhe presidentit të saj
Zv.kryetari i qeverisë dhe ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq vlerëson se shënjestra e Prishtinës nuk është Millan Radoiçiq, por akuza politike Sërbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.
Vuçeviq në RTS ka thënë se Sërbia është shtet ligjor në të cilin egziston e drejta ligjore si dhe pas deklaratës së avokatit të Radoiçiqit dhe shkrimet në media, nisi procedura në përputhje me ligjin, ashtu sikurse do të ishte rast për këdo qytetar të vendit.
“Ajo çka lajmëruam si shtet, është se do t'i vërtetojmë faktet, duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara të veprimeve në Kosovë, punojmë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në komunën e Zveçanit” ka speguar ai.
I pyetur për akuzat nga Prishtina dhe kërkesën për ekstradimin e Radoiçiqit, Vuçeviq tha se objektivi i tyre përfundimtar nuk është Radoiçiq, por shteti i Sërbisë dhe presidenti Vuçiq.
"Për ta, derisa ishte brenda rrezes së pushkëve të tyre, Radoiçiq ishte shënjestër likujduese. Por objektivi përfundimtar është Sërbia, lidershipi i saj shtetëror, presidenti i saj, kjo është akuza politike ndaj vendit tonë" shpjegoi ai.
I pyetur për presionin ndaj Sërbisë, Vuçeviq tha se vendi nuk duhet të merret me përshtypjen që i lë, por me vërtetimin e fakteve, nëse dëshiron të jetë shtet sovran dhe kjo është politika e Sërbisë së sotme.
“Presioni është i madh. Jemi të ekspozuar ndaj presioneve serioze, shantazheve dhe formave të tjera të sjelljes jokonvencionale ndaj shtetit tonë. Por një shtet sovran merr vendime në përputhje me ligjet e veta dhe jo në bazë të asaj që thotë dikush”, tha Vuçeviq.
Ky i fundit tha se Banjska është kulmi i presionit të padurueshëm ndaj sërbëve në Kosovë.
"Po merremi me pasojat e vazhdueshme të ngjarjeve në Banjskë, dhe nuk mund të shikojmë shkaqet që na kanë çuar në gjithë këtë. Dhe kjo është politika e vazhdueshme e persekutimit të serbëve" theksoi ai, duke kujtuar arrestimet e shumta, plagosjet...
Ai theksoi se shteti kosovar ka lindur gjatë gjithë kohës nga terrorizmi nga vrasja e korrësve, fëmijëve në breg të lumit dhe të gjitha ngjarjeve të tjera, duke shtuar se vetëm këtë vit, ka pasur gjashtë të shtëna me armë zjarri ndaj sërbëve.
“Kemi vazhdimësi shumë të qartë të politikës së regjimit të Kurtit me qëllimin e qartë politik që sërbët të mos mbijetojnë në K&M” vlerëson ai.
Vuçeviq pyeti se çfarë interesi kishte Sërbia që të ndodhte kjo në Banjskë-absolutisht asnjë.
“Duhet të shikojmë se kush ka pluse dhe kush ka pasoja, ky duhet të jetë tregues se kush mund të qëndrojë prapa ose në interes të kujt dhe kush ka krijuar atmosferën që të ndodhte kjo” theksoi Vuçeviq.
Në lidhje me përforcimin e kontingjentit turk pranë KFOR, ai tha se për herë të parë Turqia është bërë dominuese në këtë mision dhe po merr komandant.
Në të njëjtën kohë, shton ai, Turqia është dhe një nga donatorët më të mëdhenj të armatosjes së FSK.
“Ky për ne është zhvillim i pafavorshëm i cili shkakton maturi. Shqetësohemi kur shikojmë se kanë pesë dronë Bajraktar 2, kur shikojmë se kanë marrë sisteme serioze kundërblindues, obuseve, mortajave. Dhe kundër kësaj, pyesim partneren tonë Turqinë se çfarë po ndodh, përse po shkelet Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Kumanovës” spegoi ai.
Vuçeviq ka deklaruar se kampi ushtarak i kontingjentit turk në rrethinën e Prizrenit quhet “Sulltan Murati”.
“Unë nuk jam teoricient konspirativ, por simbolika është e fortë dhe e qartë” nënvizoi ai.
Pyetjes se si është situata e sigurisë në mbarë jugun e Sërbisë, Vuçeviq tha se për shkak të Kosovës është shumë sfiduese dhe komplekse, me rreziqe të mëdha.
“Pas 24 shtatorit është më e komplikuar, në dukje se po qetësohet, por kur kemi parasysh se ka pasur arrestime të sërbëve dhe pas kësaj madje edhe njërin që shkoi në varrim, kur është e diskutueshme se si janë vrarë sërbët, atëherë nuk do të thosha se çfarë, falë Zotit, nuk kemi vrasje apo incidente të reja, duhet të krijojë iluzionin se gjërat po qetësohen” tha ministri i Mbrojtjes.
Ai theksoi se kushtet në terren janë të brishta sa i përket paqes, sepse nuk ka asnjë tregues të dëshirës së Prishtinës për të eskaluar.
Vuçeviq vuri në dukje se egzistonë të dhëna nga inteligjenca se Forcat e Sigurisë Kosovare kanë angazhuar edhe njësitet rezervë dhe po krijojnë përqendrim më të madh të pjesëtarëve të FSK në Mitrovicën e Jugut.
“Nuk mund t’a kthejmë humbjen e jetëve njerëzore, as të sërbëve dhe as të policit shqiptar. Gjithçka tjetër është në tavolinë dhe para nesh është lufta politike. Nuk dëshiroj të pranoj atë narrativë se gjithçka humbi dhe mbaroi. Na pret luftë e rëndë politike dhe duhet të pranojmë këtë luftë për Sërbinë, të gjithë qytetarët, sërbët e K&M, për egzistencën dhe mbijetesën tonë. Besoj se presidenti Vuçiq personifikon dhe udhëheq politikë të tillë dhe besoj se Sërbia do të mund t'u rezistojë sfidave. Nuk ka as dorëzim dhe as tërheqje. Jemi të obliguar ndaj fëmijëve tanë për të luftuar për Sërbinë”, tha Vuçeviq.
0 komentet