Odalloviq: Me arrestimin e Igor Popoviqit, Prishtina vazhdon terrorin institucional

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka thënë se me shtyrjen e paraburgimit të ndihmës drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq, thellohet terrori i rregjimit të Albin Kurtit dhe se nuk e shikon veprën penale tek fjalimi i Popoviqit.

“E para, të gjitha këto janë fakte. Kur do të dallonim çdo fjalë, kjo është diçka që do të sqarohej lehtë dhe bazohet në diçka që është e matshme dhe e verifikueshme. Ky është vazhdimi i terrorit institucional të Albin Kurtit, pjesa fizike e terrorit”, tha Odalloviq për RTS.

Odalloviq bën të ditur se Prishtina dhe institucionet me në krye Kurtin, absolutisht nuk kanë asnjë qëllim të ndryshojnë diçka dhe thekson se ata që duhet t’i vënë në rregull ose të vendosin kufizime të caktuara, nuk po i bëjnë dhe heshtin.

“Popoviq u arrestua në veri të Kosovës e Metohisë, por ishte në pjesën qëndrore, në zemër, në vendin ku ndodhi krimi i tmerrshëm që u krye nga pjestarët e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare të Kosovës të cilët në kohën kur e bërën këtë, ishin organizatë terroriste për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Odalloviq.

Pritet që Igor Popoviq të dalë sot para gjykatës.

"Çështja është vetëm nëse janë të gatshëm të shkojnë më tej me vendimin rreth shtyrjes eventuale në paraburgim dhe potencialisht me aktakuzën shkojnë më tej në drejtim të terrorit apo të jenë të kënaqur me faktin se reaguan, treguan se kanë forcë, se mund të bëjnë çfarë të duan dhe të deportojnë një djalë të shëndetshëm që është absolutisht i përkushtuar në atë çka bën", theksoi Odalloviq dhe shtoi se Popoviq është i shqetësuar për të drejtat, aspektet ligjore dhe mbështetjen ligjore për sërbët në Kosovë.

Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur thekson se zgjidhja është e thjeshtë, rikthimi e asaj që është dakordësuar.

“Të kthehemi tek marrëveshja e Brukselit, kur tashmë nuk egziston gatishmëria e UNMIK që të marrë më shumë përgjegjësi. Rezoluta 1244 është e gjallë, përfaqësuesi special i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë nuk flet, askush prej tyre nuk flet për këtë temë. Kurti pastaj bën çfarë të dojë, është e dukshme se i lejohet. Nuk është as aq i fuqishëm dhe as aq i fortë sa dikush do të përpiqej t’a vendosete në radhë dhe ai do refuzonte” tha Odalloviq.

Ai tha se Sërbia ka bërë marrëveshje me institucionet ndërkombëtare.

"Ne në çdo moment dhe në çdo fazë bërëm marrëveshje me ata që kanë përgjegjësi dhe detyrim të plotë për të punuar së bashku me ta për normalizimin e marrëdhënieve, por është hipokrite që bashkësia ndërkombëtare nuk respekton atë që është e firmosur. U firmos dhe Marrëveshja e Kumanovës, u miratua Rezoluta 1244 dhe u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit. Gjithçka që u marrëveshua ose në Bruksel ose në vende ku garantuesit e saj ishin pikërisht qendrat kyçe për gjithçka që na ndodhi nga vitet '90 deri në agresionin e NATO dhe pas agresionit të NATO", konkludoi Odalloviq.