Mitiq: Indonezia drej dekadash ka patur probleme me lëvizjet separatiste, e kuptueshme se përse nuk e njeh Kosovën

Aleksandar Mitić
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i lartë shkencor në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi në Beograd, Aleksandar Mitiq, shprehet se Indonezia qëndron mjaft e palëkundur në qëndrimin se Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Sërbisë, në linjat e mbrojtjes së së drejtës ndërkombëtare, por edhe në linjat e mbrojtjes së integritetit të vet territorial sepse prej dekadash ka pasur probleme serioze me lëvizjet separatiste.

Për rastin e lobimit të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begai, i cili javën e kaluar i bëri thirrje Xhakartës të shqyrtojë ndryshimin e qëndrimit të vet dhe të njohë Kosovën, Mitiq për Kosovo Onlajn tha se kjo nuk është asgjë e re dhe se qysh prej vitit 2008, çdo herë kur një president shqiptar përfshirë dhe atë aktualin takohej me ndonjë zyrtar nga Indonezia, ka patur të njëjtën kërkesë: rishqyrtoni atë që pretendoni se Kosova është pjesë e Serbisë.

"Është krejtësisht normale që Tirana, e cila lobon për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, si pjesë e politikës së saj shqiptaromadhe, lobon dhe tek Indonezia shtetin më të madh mysliman në botë dhe vendin e katërt më të populluar në botë. Megjithatë, Indonezia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet qysh prej vitit 2008, pavarësisht faktit se Malajzia fqinje praktikisht menjëherë njohu pavarësinë e Kosovës, e cila është gjithashtu shtet me shumicë myslimane. Më vonë, në mesin e viteve 2010, disa vende që janë pjesë e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), si Brunei, i cili është gjithashtu fqinj i Indonezisë apo Tajlandës, njohën shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, megjithatë, Indonezia mbeti shumë e vendosur në qëndrimin e vet", bën të ditur Mitiq.

Indonezia, thotë ai, prej dekadash ka pasur probleme serioze me lëvizjet separatiste, ndërsa në vitin 2005 u arrit marrëveshje në lidhje me provincën e Acehut e cila prej atëherë është paqësore dhe pa konflikte.

"Aceh fitoi autonomi të plotë atë çka ne i ofruam si zgjidhje për Kosovën e Metohinë. Në rastin e Indonezisë, kjo u pranua dhe qysh atëherë mbretëron paqja dhe kjo çështje është zgjidhur, por gjithmonë qëndron frika se në një moment ndonjë lëvizje separatiste mund të riaktivizohet, veçanërisht ndoshta e inkurajuar nga jashtë. Kështu që qëndrimi i Xhakartës është i kuptueshëm, ashtu sikurse është e kuptueshme që ne, si Republika e Sërbisë, jemi jashtëzakonisht të interesuar që Xhakarta të mbajë këtë qëndrim", thekson bashkëbiseduesi ynë.

Qëndrimi i Indonezisë për këtë çështje është i rëndësishëm, sikurse shton, jo vetëm për madhësinë, por edhe për shkak të faktit se ky vend u bë anëtar i BRIKS në fillim të këtij viti, se ka politikë "hexhing" dhe përllogarit mjaft qëndrimin e Kinës.

Edhe pse thotë se vetë pati mundësinë të bisedonte me zyrtarë indonezianë kur ishte në Indonezi dy muaj më parë dhe se qëndrimi i Xhakartës është mjaft i qartë-se nuk ka asgjë për njohjen e Kosovës, Mitiq sërish vëren se nuk duhet të harrojmë përpjekjet mjaft intensive si të Ankarasë ashtu dhe të Tiranës në periudhën e mëparshme, si dhe rolin negativ të Riadit për çështjen e Sirisë, e cila njohu Kosovën në tetor.

"Proçesi i presionit ndaj Beogradit është serioz. Ajo çka është shqetësuese është se egziston rol shumë aktiv, jo vetëm nga Tirana, e cila për këtë ka qenë përherë intensive, por edhe nga Ankaraja, madje edhe nga Riadi dhe duke pasur parasysh se Indonezia është anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, kjo është ajo që është shumë e rrezikshme", beson Mitiq.

Ndaj sikurse thotë, pavarësisht nga qëndrimet zyrtare të Xhakartës, diplomacia sërbe duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme që të mos lejojë që lobistët për njohjen e pavarësisë së Kosovës të jenë të suksesshëm dhe të japin një goditje edhe më të rëndë.