Mojsilloviq dhe Roman rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe raporteve mes Ushtrisë së Sërbisë dhe NATO-s
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq ka biseduar sot me shefin e zyrës Ushtarake në Beograd në lidhje me NATO, gjeneral brigade Xhanpiero Romano rreth situatës aktuale të sigurisë në rajon, aktivitetit të Zyrës Ushtarake dhe raportet e përgjithshme mes NATO-s dhe Ushtrisë së Sërbisë, me fokus të veçantë bashkëpunimin me Kfor raporton RTV.
Me vlerësimin se partneriteti dhe marrëdhëniet profesionale me NATO kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, Mojsilloviq theksoi se Ushtria e Sërbisë është e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok dhe shtoi se mekanizmat e bashkëpunimit të krijuar në kuadër të Programit të Partneritetit për Paqe e mundëson këtë, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, shefii i Shtabit të Përgjithshëm theksoi se prania e misionit të forcave ndërkombëtare, është e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare, religjioze e kulturoro-historike sërbe.
Mojsiloviq shprehu besimin se KFOR si i vetmi aktor legjitim i sigurisë në Kosovë, do të veprojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale në të gjitha situatat në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
0 komentet