Momiroviq: Qëllimi i ndalimit të importit të mallrave serbe është dëbimi i serbëve nga Kosova
Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Tomisllav Momiroviq, ka deklaruar se qëllimi i ndalimit të importit të mallrave nga Serbia qendrore në Kosovë, të cilin e ka futur Prishtina, është dëbimi i serbëve nga vatrat e tyre shekullore dhe pengimin e shitjes së mallrave serbe në Kosovë, raporton RTV.
Në një deklartë për Tanjug, Momiroviq i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA dhe BE, të reagojnë dhe ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk do të lejojë që populli serb në Kosovë të rrezikohet.
Megjithatë, siç shton, qëllimi i Qeverisë së Serbisë është ruajtja e paqes.
“Ne kemi dy anë të problemit. E para është humanitare, sepse është e qartë se qëllimi kryesor dhe ndoshta i vetëm i kryeministrit Albin Kurti është dëbimi i popullit serb dhe shuarja e ekzistencës së kishës dhe gjuhës sonë në Kosovë e Metohi. Presioni i referohet mohimit të barnave dhe mallrave, nevojave themelore të jetës. Një aspekt tjetër është se ata po i shkatërrojnë shanset tona në treg për produktet tona në jug të lumit Ibër”, tha Momiroviq.
Ai ka theksuar se kjo është krejtësisht e papranueshme dhe se i ka shkruar disa herë BE-së, por se është i habitur se sa pak efekt ka autoriteti i BE-së në Kosovë.
“Komisioneri (për zgjerim Oliver) Verheli e ka shprehur qartë qëndrimin e tij, ka thënë se ky është qëndrim i Komisionit Evropian, ata nuk pajtohen me të, dënojnë, por ne nuk kemi asnjë efekt nga kjo në fushë, nuk kemi asnjë reagim. A ka mundësi që autoriteti i tyre është kaq i vogël?”, pyeti ministri.
Ai shtoi se kjo situatë duhet të ndalet sepse siç thotë ai, Albin Kurti është i rrezikshëm.
“Ai po krijon kaos në juglindje të Evropës në kushtet kur kemi kaos në lindje të Evropës, një luftë mes dy vendeve më të mëdha. Kemi një kërcënim të vazhdueshëm konflikti në provincën tonë jugore, në mes të Ballkanit. Si qeveri, nuk do të lejojmë që populli ynë të kërcënohet, por qëllimi ynë është të ruajmë paqen”, theksoi Momiroviq.
Se sa do të jetë kështu situata, thotë ai, më së shumti varet nga SHBA dhe BE.
“Sipas Rezolutës 1244, ata janë përgjegjës për menaxhimin e Kosovës, jo një institucion i përkohshëm. Komandanti i KFOR-it ka autoritetin suprem në Kosovë. Ata duhet të ndalojnë dëbimin e popullit tonë dhe të vendosin konkurrencë normale në treg, jo vetëm për produktet nga Serbia qendrore, por për gjithçka”, beson Momiroviq.
Siç tha ai, përgjigja e vërtetë do të ishte që diçka të ndodhte në terren dhe serbët dhe shqiptarët të fillonin përsëri të bëjnë biznes, sepse kështu ishte kur kishte luftë, na lidhte ekonomia.
Ministri thekson se në rrezik nuk janë vetëm serbët, por edhe kompanitë ndërkombëtare.
“Ka të bëjë me perspektivën. Nëse janë akte legjitime që nuk kanë bindje, çfarë vjen pas, cila është e ardhmja? Ekonomia nuk i pëlqen paqëndrueshmëria dhe paparashikueshmëria. Ne duhet t'u ofrojmë kushte të parashikueshme për të investuar. Kjo është ajo që na duhet dhe ajo që ne ofrojmë për të gjithë, fabrika të reja, rrugë të reja, perspektivë, rritje pagash. Kërkojmë nga të gjithë që t'i drejtohen asaj dhe jo historive nga e kaluara”, përfundoi Momiroviq.
0 komentet