Momiroviq: Ndalimi i mallrave serbe është vetëm një segment i politikës së dëbimit të serbëve nga Kosova
Kanë kaluar nëntë muaj nga ndalimi i mallrave serbe në Kosovë, dhe ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme Tomisllav Momiroviq thotë për RTS se ishte, për ta thënë më butë, një vendim politik.
“Ne bëmë një përpjekje të madhe për të zbatuar nismën e Ballkanit të Hapur. Kemi më shumë se 15 vjet në marrëveshjen e Ceftës. Kuptimi themelor i BE-së është lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave. Dhe Prishtina mori një rrugë krejtësisht tjetër. U shkrova të gjithë ministrave të tregtisë së BE-së, të gjithë ministrave në rajon, SHBA. Të gjithë e dënojnë. Fatkeqësisht, shohim në terren një përpjekje të qeverisë paralele shqiptare për të dëbuar qytetarët tanë. Ky është vetëm një nga segmentet e asaj politike”, thotë Momiroviq.
Ai shton se qëllimi kryesor i Serbisë është të mbrojë interesat e “qytetarëve tanë, si në Kosovë e Metohi, ashtu edhe në rajon”.
“Mendoj se ne dhe njerëzit tanë në KdheM do të arrijmë ta fitojmë këtë betejë. Produktet serbe do të kthehen, ekonomia do të kthehet, kompanitë tona do të kthehen në atë treg”, thotë Momiroviq, duke shtuar se serbët dhe shqiptarët janë të detyruar të blejnë mallra më të shtrenjta.
komentet