MPJ e Francës: E mirëpresim vendimin e guximshëm të Kosovës dhe Serbisë, të zbatojnë dispozitat për BKS
Serbia dhe Kosova ranë dakord në parim për propozimin evropian për një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve, Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.
“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dy vendeve.Tani presim që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe në të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Franca rikujton gjithashtu se të gjitha marrëveshjet që tashmë janë lidhur në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Bashkësinë e Komunave Serbe”, thuhet në deklaratën e lëshuar me rastin e takimit të mbajtur dje në Bruksel nën kujdesin e Zhozef Borel.
Shtohet se Franca mbetet plotësisht e mobilizuar, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian, për të arritur progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
0 komentet