Janjiq: Sërbia tani mund të përfitojë edhe më shumë se çfarë ka kërkuar
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq vlerëson se rezultati i raundit të djeshëm të dialogut në Bruksel, ishte i pritshëm dhe pikërisht tani fillojnë lëvizjet serioze diplomatike, por thekson se Sërbia përfitoi më shumë hapësirë manovruese dhe pozicion për të përfituar diçka që nuk e ka kërkuar më herët-Bashkësinë e Komunave Sërbe me të gjitha kompetencat çka domethënë një autonomi rajonale në veri të Kosovës.
"Kemi marrë (dje në Bruksel) atë që duhej të pritej, hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur ashtu sikurse e kam quajtur propozim-që është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës", ka thënë Janjiq për Kosovo onlajn.
Janjiq vlerëson se bisedimet e mbrëmjes së djeshme kanë qenë ndryshe në raport me ato të dhjetorit dhe se tashmë radha i vjen debatit politik serioz si në Kosovë ashtu dhe në Sërbi, por edhe në nivel ndërkombëtar.
"Startoi një proces serioz bisedimesh diplomatike", beson Janjiq duke shtuar se në mars, do të jenë bisedime kyçe kur pritet formimi i skuadrës monitoruese, si dhe zbatimin e propozimit prej muajit prill.
Janjiq thotë se ky është proces i vështirë ku Sërbinë e çon në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit të saj në BE.
Pyetjes se cilat do të jenë hapat e tashme që duhet të ndërmarrë qeveria e Sërbisë, Janjiq thekson se fillimisht duhet të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare, nëse deri më 24 mars do të nënshkruhet unanimisht formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe nga ana e Albin Kurtit.
"Tani duhet të ndërmerren disa “orjentime” për bisedime me ta, të dilet para Kuvendit dhe vendoset se kush do të përfaqësojë Sërbinë në këtë ekip implementues dhe zbatues", ka thënë Janjiq.
Kur është fjala për kryenegociatorin Aleksandër Vuçiq, Janjiq shton se sipas mendimit të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të opinionit vendor, ai duhet të mbetet në këtë pozicion sepse është e nevojshme të krijohet një organ i veçantë me përfaqësues të qeverisë së Sërbisë, Zyrës për Kosovë e Metohi dhe opozitës, e cila do të këshillojë rreth hapave të mëtejshëm.
I pyetur nëse perëndimi po nxiton të arrijë një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës para 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, Janjiq tha se të gjitha palët pjesëmarrëse në dialog kanë "disa afate", por prej nxitimit ishte bërë për të dalë nga faza në të cilën ekzistonte kërcënimi nga lufta.
“Dolëm nga faza e barrikadave, policisë, sulmeve me dronë prej fundit të dhjetorit... Do të shohim planin e implementimit, do të shohim afatet. Unë nuk besoj në afatet e BE dhe është më mirë ta sqarojmë në mars-prill sesa të presim më vonë për të debatuar për këtë. Kishim aq shumë afate joreale të vendosura nga skuadra e Llajçakut saqë u mbyt gjithçka" ka thënë Janjiq.
Ky i fundit thekson se afatet nuk janë të fiksuara, por përvoja e kaluar tregon se ato përcaktohen në bazë të prioriteteve të perëndimit.
“Për ta edhe shtatë ditë janë shumë kur i përcaktojnë obligimet e dikujt, e ndërkohë duhet të presim pesë vjet për detyrimet e tyre”, thotë Janjiq.
Duke komentuar situatën në Kosovë, pasi Kurti është në shënjestër të opozitës së atjeshme, Janjiq thotë se dihet që Kurti dhe opozita nuk janë të dashuruar.
“Aty opozita, ndryshe nga e jona, është unike në pikëpamjen e saj se marrëveshja duhet të zbatohet, e konsideron të dëshirueshme dhe mbi të gjitha si një mjet për afrimin e SHBA. Kjo është ajo që unifikon opozitën, e ndërsa kritikohet nga të gjitha anët”, ka thënë Janjiq duke shtuar se edhe Vlora Çitaku, të cilën e sheh si presidente të ardhshme të Kosovës, e di shumë mirë se SHBA ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk ka njohje reciproke.
Megjithatë nga ana tjetër, ai thotë se Sërbia përfitoi më shumë hapësirë për manovrim, pikërisht falë abuzimit rreth BKS mes Kurtit dhe Thaçit.
"Neni 7 i marrëveshjes për BKS parasheh se ajo që është dakordësuar në 2013 dhe 2015, të mund të përmirësohet me autonomi serioze, së bashku me pavarësinë dhe statusin e KOS. Sërbia është në pozitë të përfitojë diçka që as nuk e ka kërkuar, sepse BKS ishte një projekt i ngushtë politik ideologjik i PPS (SNS) dhe Tomislav Nikolliqit”, tha Janjiq.
Kur bie fjala për opozitën sërbe Janjiq thotë se e mirëkupton opozitën e spektrit politik të djathtë, proruse e cila nuk do as BE dhe as NATO, nuk do as dialog, por mendon se duhet të pritet deri në fund të luftës dhe që Rusia të fitojë, e Sërbia të jetë guvernatore, çka është një qëndrim i tyre legjitim.
"Por shikoj dhimbjen e Ponoshit dhe të tjerëve që nuk mund t’a pranojnë se kështu mund të shkojmë në BE, sepse nuk ka tjetër. Edhe unë do të doja ta kisha, por nuk e kam. Partia Demokratike, Ponosh dhe gjithë blloku kuqe-gjelbër, sipas programit të tyre, duhet t’a mbështesin propozimin... Nuk e kuptoj politikën e inateve dhe ofendimeve të Ponoshit... Pa këtë do të marrim më pak se sa mundemi”, vëren Janjiq.
Sipas tij, ka shumë punë përpara, por shton se PPS (SNS) duhet të ndryshojë mënyrën e komunikimit, që mediat të ndalojnë së prodhuari luftë civile, sepse Sërbisë nuk i duhet një atmosferë e tillë, por i nevojitet marrëveshje.
"Të kemi një ekip që të punojë, negociatorë, të dalin rregullisht para kuvendit, se ka organe më të ngushta për informimin e grupeve parlamentare. Pra kush do-do, kush nuk do le të dalë në rrugë. Ne kemi një mënyrë për të arritur maksimumin dhe hapësira është e madhe”, përsërit Janjiq.
Sërbia, përfundon ai, mund të krijojë Bashkësinë e Komunave Sërbe si koordinim i komunave me të gjitha kompetencat, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore përmes bashkëpunimit me KOS ku mund të arrijë autonomi rajonale në veri.
"Këtë ata nuk e kishin ëndërruar. Këtë Tadiq e refuzoi në vitin 2009. Dhe, nuk e di nëse ka mbrojtje më të mirë të pakicave sesa kjo e mbështetur në dokumemte. Sërbia mund të rrëmbejë një kosh plot, por kam frikë se aparatet politike nuk do të shkaktojnë zgjedhje. Nëse zgjedhjet shtyhen deri në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë mund të bëjmë shumë”, tha Janjiq.
komentet