MPJ e Gjermanisë: Serbia shkel obligimet nga dialogu me projektligjin për Kosovën
Burim: Gazeta Express
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka bërë të ditur se projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit për veprat penale “qartë shkel detyrimet e saj nga dialogu”, dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, përfshirë BKS, pa vonesë.
Në platformën “X” i kanë bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë këtë vendim.
“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit ndaj veprave penale shkel qartë detyrimet e saj nga dialogu. I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dyja vendet duhet ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, duke përfshirë BKS, pa vonesë”, thanë ata.
0 komentet