Mitiq: Gjermania vitet e fundit ka destabilizuar rajonin, SHBA tentuan t’a balanconin

Aleksandar Mitić
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare Aleksandar Mitiq, vlerësoi se me ardhjen e republikanit Donald Tramp në krye të SHBA, mund të kontribuojë në ndryshimin e politikës ndaj Kosovës në favor të palës sërbe, ndërsa forcimi eventual ndikues i Gjermanisë dhe BE në hapësirën e Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve në SHBA, do të thoshte vijmësi të mbështetjes për kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili sikurse thekson, ushtron presion të vazhdueshëm ndaj popullit sërb.

 

Mitiq thotë se analiza këshillit gjerman për politikë të jashtme në të cilën bëhej e ditur se roli i SHBA në Ballkanin Perëndimor do të pakësohet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, thekson synimin e SHBA për t’u tërhequr nga Ballkani Perëndimor por dhe roli i Gjermanisë si faktor ku mund të stabilizojë rajonin.

“Ajo çka dimë është se këtu pajtohem me analizën që pas zgjedhjeve nuk do të kemi më administratën e Xhozef Bajdenit që ishte e lidhur me këtë rajon, fatkeqësisht në një mënyrë negative. Është fakt që përgjatë administartës së tij në K&M ndodhën deri në destabilitete serioze në dëm të interesave sërbe çka nuk është vetëm përgjegjësia e tij, por përgjegjësia më e madhe është pikërisht tek administrata gjermane” ka thënë Mitiq për Kosovo onlajn.

Gjermania, thotë ai, ka qenë ajo e cila vitet e fundit përmes mbështetjes së ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit aktual Albin Kurti, destabilizoi më tepër rajonin dhe situata në Kosovë ka qenë në dëm të sërbëve dhe në interes të shqiptarëve. Mitiq thekson se Gjermania të njëjtën gjë ka bërë dhe në B&H për rastin e Republikës Sërbe të Bosnjës përmes përfaqësuesit të lartë Kristjan Shmid dhe presioneve të tjera.

Mitiq konstaton se për administratën gjermane, nuk do të ishte e favorshme që zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA t’i fitonte Donald Tramp.

“Është e sigurt që në këtë analizë përllogaritet ardhja eventuale e administratës së Tramp, kjo sigurisht që nuk do t'i përshtatej Gjermanisë, sepse dimë sesi është historiku me administratën e Tramp me Gjermaninë, dimë çfarë historiku pati Riçard Grenell me Gjermaninë dhe fakti është se shumë konflikte mes Gjermanisë dhe SHBA për çështjet e politikës në Ballkan në kohën e administratës së Tramp, ishin ato që shkuan permes konfliktit mes Gjermanisë dhe Grenellit si ish-ambasador i SHBA në Berlin” spegon Mitiq.

Grenell, si përfaqësues i administratës Tramp, thekson se nuk ishte ideal, por të paktën respektoi deri diku disa interesa sërbe dhe kontribuoi deri në stabilizimin e caktuar të raporteve dhe normalizimin të paktën për çështjet e ekonomisë.

“Kjo është diçka që pas largimit të kësaj administrate, nuk e kemi parë, kështu që në kohën e administratës së Bajdenit shikojmë vetëm kërcënim të njëanshëm të interesave të sërbëve, një politikë mbështetëse ndaj Kurtit, për të cilën ai e përjeton, për të cilën përfiton dhe në të cilën bën gjithçka që do”, thotë ai.

Gjermanët, shton ai, luajnë rolin e aktorit që mbështet plotësisht Kurtin, ndërsa SHBA tenton të balancojnë për të mos “humbur” tërësisht lidhjen me Beogradin.

Megjithatë, nëse shikohen rekomandimet nga raporti i Këshillit Gjerman, Mitiq shpreh frikën se nuk egziston ndonjë arsye e veçantë për optimizëm.

“Ajo për të cilën ata po zotohen, është një set i tërë mekanizmash që do të ushtronin presion tjetër ndaj Beogradit. Pra, mënyra sesi të përdorim Kaja Kallasin si zëvendëse të Borellit për politikë më agresive ndaj Beogradit, si të përdoret Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor si armë për të ushtruar presion ndaj Beogradit, si të përdoret procesi i Berlinit në këtë kuptim, si të përdoret i dërguari special, pra pasuesin e Zaracinit, si t’a detyrojë Beogradin të bëjë lëshime sa më shumë sesa ç’ka bërë deri më tani”, tha Mitiq.

I vetmi zhvillim pozitiv për palën sërbe në trekëndëshin-njëra dhe tjetra administratë amerikane dhe Gjermania, do të ishte, sikurse vlerëson, fitorja eventuale e Donald Trampit ku do të sillte dinamikë tjetër në politikën e SHBA ndaj rajonit.

“Kjo dinamikë me vazhdimësinë eventuale të administratës së Bajdenit me administratën e Harrisit, nuk do të ketë asnjë ndryshim të tepruar, pavarësisht se Harris nuk ka përvojë dhe interes për rajonin. Vetë administrata e SHBA dhe Departamenti i Shtetit nuk do të tërhiqen nga Ballkani dhe presioni ndaj Sërbisë madje dhe nëse shkohet drejt rënies së interesit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Mitiq.

Ky i fundit thotë se politika si e SHBA dhe e BE në tërësi ka qenë negative ndaj Beogradit.

“Pra në një farë mënyre është zgjedhje mes dy të këqijave, sepse nëse shikojmë situatën në K&M dhe kur shikojmë mungesën e interesit për të përmirësuar situatën për sërbët në K&M dhe atë politikë të fshehtë dhe dikur mbështetje të pafshehtë për Albin Kurtin për gjithçka që bën dhe presionin brutal dhe ultimatumin ndaj Beogradit për çështjen e Ohrit nga ana e Pesëshes, me të vërtetë bëhet fjalë se çfarë është e mirë”, theksoi Mitiq.

Është fakt, shton ai, që do të jetë jashtëzakonisht e keqe për Beogradin nëse Gjermania do të jetë ajo që do të udhëheqë politikën e BE.

Nga ana tjetër, vëren ai, dhe politika aktuale amerikane është e tillë që "luanin herë policin e mirë, e herë policing e keq".

“Ndryshimi në kuptimin e ardhjes së administratës Tramp, ndoshta do t’a ndryshonte atë dinamikë dhe ndoshta nga ky aspekt, roli i SHBA do të ishte i rëndësishëm për shkak të presionit ndaj Kurtit, pasi kush do të ushtrojë presion ndaj tij. I fundit që i ushtroi presion Kurtit, ishte Grenell dhe administrata e Tramp. Pas kësaj, të gjithë ta lënë të bëjë çfarë të dojë dhe thjesht, nëse e shikojmë nga ky aspekt, të themi atë rol të madh të administratës amerikane, si mënyrë presioni ndaj Kurtit, do të ishte diçka që mund të të jetë e dobishme”, beson Mitiq.

Megjithatë, mbetet e paqartë se cilat do të jenë rezultatet zgjedhore.

Sipas Mitiqit, është e padukshme se SHBA mund t’i lejojë vetes për të mos qenë në Ballkan dhe të mos merren aq shumë me Kosovën, pra të ulin intensitetin e veprimit.

“Këtë BE nuk mundet, Gjermania nuk dëshiron, ajo dëshiron të luajë atë rol kyç dhe ka ato mekanizma të caktuara, por nëse Gjermania nuk e ndryshon qasjen e saj dhe nuk vazhdon me politikën që kishim nën dyshen Sholc-Berbok, kjo është jashtëzakonisht e keqe për interesat kombëtare sërbe dhe sigurisht që duhet të bëjmë gjithçka për të mos shkuar në atë vazhdimësi, pra që atë politikë t’a ndryshojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, konkludoi Mitiq.