Muhaxhiri: Draft-statuti i BKS duhet të jetë rezultat i negociatave dhe Kurti di që propozimi qeveritar nuk do të jetë i pranueshëm

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë për Kosovo onlajn se është shumë e çuditshme çka ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla tha se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe që do t’i dërgohet bazuar në propozimin e Fondacionit Fridrih Ebert ndonëse pas saj lindi draft-propozimi pas të cilës qëndron Bashkimi Europian dhe mendon se kjo lëvizje do të krijojë boshllëk mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve të Kosovës.

“Draft-Statuti i Bashkësisë është mjaft domethënës për dialog dhe për suksesin e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën, Sërbinë BE dhe SHBA. Ai duhet të jetë negociuar me të katër palët dhe nuk mendoj se kjo është rruga e duhur për përshpejtimin e kësaj teme. Nuk mendoj se çfarëdolloj drafti do të jetë i pranueshëm nga pala sërbe apo nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ndërsa rreth atij të mëparshmit nuk është diskutuar dhe nuk është hyrë në detaje pasi ky është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm. Gjithashtu asnjëra nga palët nuk ka fuqi të imponojë draftin nëse atë pala tjetër nuk e pranon. Nuk besoj se kjo do të jetë e pranueshme për partnerët tanë“, thotë Muhaxhiri nën vlerësimin se kjo lëvizje e qeverisë së Kosovës ka ardhur pak vonë.


Ai shton dhe se beson që dhe kryeministri Albin Kurti di që ky draft nuk do të pranohet.

“Mendoj se kjo do të shkaktojë boshllëk mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve të Kosovës, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë të cilat janë mbështetëse të flakta të Kosovës për pranimin e saj në Këshillin e Europës. Kryeministri Kurti duhet të bëhet shumë pragmatik dhe të pranojë realitetin politik pasi në këtë mënyrë nuk do të gjejë asnjë zgjidhje të përshtatshme as për Bashkësinë e as për dialogun ndërsa pa këtë do të kemi veçse statuskuo negative që do jetë e keqe për të ardhmen politike të Kosovës e veçanërisht për integrimin e saj europian” bën të ditur Muhaxhiri.