Petkoviq: BE doli me draft-statutin e vet të BKS, Kurti dhe këtë e refuzoi

Beograd_240223_Sajam Turizma_Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Gjithçka sërbe sot është e cënuar dhe si pasojë e asaj pasi nuk ka BKS. Por Prishtina prej 11 vitesh refuzon të përmbushë detyrimet e veta ndërsa shikoni deklaratat e Kurtit dhe Osmanit se nuk kanë ndërmend të formojnë kurrë BKS edhe pse ajo paraqet shtyllën kurrizore të Marrëveshjes së Brukselit, ka thënë drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq.

Ky i fundit në televizionin Pink ka thënë se si pasojë e presioneve nga perëndimi në nëntor nisën takimet duke i’u përkushtuar BKS.

"Ne në nëntor të 2023 nisëm takimet që kanë qenë të përkushtuara për BKS. Prishtina ka 11 vite që refuzon t’a formojë dhe mesa duket këtë kurrë nuk do t’a bëjë edhe pse paraqet shtyllën kurrizore të marrëveshjes së Brukselit pasi gjashtë pikat e para të saj, kanë lidhje me formimin e BKS, ndërsa ata nuk do t’a bëjnë këtë për të siguruar të drejtat individuale dhe kolektive të sërbëve në K&M. Sot çdo gjë sërbe është e kërcënuar në Kosovë pasi nuk kemi BKS. Sërbët largohen, 15% e tyre janë larguar nga Kosova e Metohia dhe vatrat e tyre pasi nuk kemi BKS dhe nuk egzistojnë ato kompetenca që janë parashikuar. Tani, nën presionin e Perëndimit, nisëm në nëntor të vitit të kaluar të flisnim për BKS”, thotë Petkoviq.

Drejtori i Zyrës për K&M kujtoi se në maj të vitit të kaluar, pas pesë vitesh, ekipi drejtues ishte ftuar nga ana e BE në nivelin më të lartë para Vuçiqit dhe Kurtit të prezantohej draft-statuti i saj.

“Ata për pesë muaj përfunduan draft-statutin e tyre, e përcollën në BE dhe thanë se kanë bërë punën e tyre dhe tashmë presin ftesë që atë t’a prezantojnë në nivel të lartë. Pesë vite që presin përgjigje dhe në maj është prezantuar nga ana e ekipit drejtues që është zoti i vetëm për t'u marrë me prezantimin e draft-statutit. Kurti e ka refuzuar atë draft-statut dhe ka thënë se për të nuk egziston ekip drejtues pasi shkeli rregullat e veta sepse anëtarët e këtij ekipi janë të mirëpritur si nga pala e Prishtinës ashtu dhe nga ajo e Beogradit. Atëherë Llajçak mirëpriti procesin e ri dhe dha shtysë shtesë për formimin e BKS: BE doli me draft-statutin e vet, pasi Prishtina refuzoi draft-statutin e ekipit drejtues. Ne kemi thënë që për të treguar konstruktivitet, jemi të gatshëm t’a diskutojmë dhe rreth asaj letre ndonëse kemi në tryezë draftin e ekipit drejtues. Ai draft i BE është bazë e mirë për diskutim dhe në bazë të tij mund të miratohet statut i ri që do të çmontojë gjithçka që është dakordësuar në vitin 2015. Ne kemi patur tre takime në nëntor ku ekspertët tanë negociuan me BE rreth këtij statuti dhe BE besojeni apo jo, takimet ishin të mira. Bërëm hap të mirë përpara. Por kur Prishtina pa se po shkonte në drejtim të marrëveshjes rreth statutit final dhe se të gjithë kishin gjetur gjuhë të përbashkët, për t'i penguar ato bisedime dhe marrëveshje rreth statutit final, Kurti nisi me vendimin e njëanshëm rreth heqjes së dinarit”, ka thënë Petkoviq.

Rreth ndalimit të dinarit, Petkoviq bën të ditur se është kërcënim i mbijetesës së popullit sërb në Kosovë.

“Kjo ishte masa më e keqe eskaluese që Kurti solli ndaj popullit sërb. Natyrisht që prej atëherë gjithçka ka ndalur, vetëm siguria dhe mbijetesa e popullit tonë në K&M është e cënuar e më pas të nisim të merremi me dinarin. Prej atëherë kemi pasur gjashtë takime ku merremi me dinarin dhe bisedojmë me ta, por është e pamundur të bisedosh me Bislimin, do të më duhej emision special për t'ju speguar se si duket në Bruksel” thekson ai.

Sikurse thotë Beogradi ka treguar gatishmëri të bisedojë rreth draft-statutit.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë rreth draft-statutit. Por Prishtina këtë e refuzon. Ata thonë se nuk duan as draft-statutin e ekipit drejtues, as vetë draft-statutin e as draftin e BE, por duan Këshillin e Europës. Si është e mundur që dikush pa asnjë lloj kushti të hyjë në Këshillin e Europës, ndërsa shkelin gjithçka. Asgjë nga BKS, nga shpronësimet, të shohim se si do të shkojnë gjërat”, theksoi Petkoviq.

Pyetjes nëse ka marrë ndonjë spegim se përse i është ndaluar hyrja në Kosovë për Pashkë, Petkoviq tha se ka marrë vetëm një fjali në imejl që më ndalohet vizita.

“Prej një viti regjimi prishtinas me në krye Albin Kurtin më pengon të vizitoj K&M, kjo është shkelje e marrëveshjes rreth vizitave edhe pse kohën e vizitës time e kam njoftuar në përputhje me të gjitha procedurat. Ndonëse në Bruksel kohët e fundit sërish nisëm këtë çështje, ata sërish janë të shurdhët rreth të gjitha marrëveshjeve dhe në mënyrën më të neveritshme ma ndaluan vizitën edhe pse qëllimi ishte të isha me popullin tonë në liturgjinë e Pashkës në Manastirin e Deçanit, të jem me popullin tonë në Manastirin e Graçanicës dhe në Anëmoravën kosovare. Ndonëse këto vizita janë përgjithësisht të karakterit fetar, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për Albin Kurtin dhe Prishtinën që të më lejojnë të vizitoj qoftë edhe në këtë festën më të madhe kristiane. Që të jem i qartë, nuk ka çfarë Kurti apo Prishtina të më lejojnë vizitë në Kosovë e Metohi, ata tashmë keqpërdorin atë marrëveshje rreth vizitave zyrtare, e kështu po tentojnë të tregojnë se janë një lloj shteti, ndonëse nuk do të jetë kurrë” tha Petkoviq.

Prishtina tregon keqdashje dhe shkel gjithçka që kemi dakordësuar

“Si mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve apo çfarëdolloj marrëveshje, kur në ato momente Prishtina tregon keqdashje dhe shkel gjithçka që është dakordësuar. Populli sërb nuk do të mbetet kurrë jashtë Sërbisë dhe do të luftojmë për popullin tonë në K&M kurrë më nuk kemi ndarë të holla kohëve të fundit”, bëri të ditur.

Kur diskutohet seanca e fundit të Kombeve të Bashkuara, Petkoviq thotë se ajo ishte propagandë brutale dhe dihet mirë se me ndihmën e kujt Osmani futi njerëzit në sallë jashtë protokollit.

“Dihet sesi hyrën”. Kjo është dakordësuar me mentorët e tyre të cilët njohin pavarësinë kosovare dhe nuk i intereson as procedura e as ligji ndërkombëtar, dëshironin që aty të bënin ndonjë spektakël politik. Vjosa Osmani gënjeu brutalisht KB dhe vetë protokollin, duke thënë se gratë që ajo solli ishin pjesë e kabinetit të saj, çka është gënjeshtër absolute. Po të donim, kur bëhet fjalë për femrat sërbe të dhunuara dhe të dëbuara, e gjithë platoja përballë KB do të ishte plot. Nuk është kjo çështja, ideja dhe arsyeja e vizitës së Vuçiqit në seancën e KS është që të prezantojë gjendjen në terren dhe të tregojë se çfarë po ndodh në terren. Osmani merrej me propagandë. Ajo histori për 20 mijë gra të dhunuara është aq e egzagjeruar, saqë ne vërtetuam se çfarë po përdorin të gjitha dhe çfarë lloj gënjeshtrash janë dhe sipas të dhënave të tyre, numri është 20 herë më i vogël. Ai numër është rreth 1000, ndërsa sipas raportit të KB nuk i ka kaluar 890. Gjithçka është gënjeshtër dhe çdo gjë po bëhet për të diskredituar Sërbinë”, tha Petkoviq.