BKS para Gjykatës Kushtetuese: Formalisht apo shpenzim kohe?

Ustavni sud-ZSO-Savet Evrope
Burim: Kosovo Online

Nëse do të ishin idetë për variantin kosovar të lojës së bashkësive do të ishin: Këshilli i Europës, 11 vjet, Marrëveshja e Brukselit dhe sërbët, a do të ishte zgjidhje përfundimtare BKS apo Gjykata Kushtetuese? Gjithçka është në syrin e vëzhguesit, e kështu dhe përgjigja ndaj kësaj pyetjeje varet nëse po shikohet nga Beogradi apo Prishtina, nga Ballkani Perëndimor apo nga BE.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës këtë javë me votat e saja i rekomandoi Komitetit e Këshillit të Ministrave të KE që në maj të votojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

APKE pranoi raportin e raportueses speciale Dora Bakojani, e cila anëtarësimin e Kosovës e arsyetoi me kthimin e pronave Manastirit të Deçanit, ndonëse më herët insistoi në tri kushte kyçe, prej të cilave më kryesorja ishte formimi i BKS.

Duke i‘u referuar burimeve diplomatike, Albanian Post zbuloi se marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare edhe para votimit në APKE ishte se deri më 10 maj kur duhet të mblidhet Këshilli i Ministrave të KE, Gjykatës Kushtetuese i përcillet për shqyrtim projekt-statuti i Bashkësisë së Komunave Sërbe. Formalisht apo shpenzim i ri i kohës që ky institucion as pas 11 vitesh nuk formohet? Dhe sërish është në syrin e vëzhguesit. Gjithçka shihet krejtësisht ndryshe nga Beogradi, dhe krejtësisht ndryshe nga Prishtina, nga Ballkani Perëndimor dhe nga BE.

Hulumtuesi i Qendrës për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq thotë për Kosovo Onlajn se Prishtina taktikon me formimin e BKS dhe se me dërgimin e draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese, “topi do të jetë në fushën e gjyqtarit” i cili rreth kësaj mund të vendosë për muaj të tërë, për të mos thënë për vite të tëra. 

“Kjo në njëfarë mënyre është taktikë e qeverisë së Kosovës dhe balancimi mes dëshirës për anëtarësim në Këshillin e Europës, pa formuar BKS”, thotë Pavkoviq.

Ky i fundit sqaron se dërgimi i draft-statutit të BKS është pjesë e detyrimit që udhëheqësit e Kosovës e pranuan në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

“Qeveria kosovare dëshiron të përcjellë mesazh se me këtë akt-me nisjen e procedurës para Gjykatës Kushtetuese, nis formalisht procesi i formimit të BKS. Ky është detyrim që presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca detyrohen në letrën që i kanë dërguar Këshillit të Europës. Në atë mënyrë kjo lidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, thotë Pavkoviq.

Ky i fundit shton se nëse draft-statuti i BKS do të përcillet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë “topi” do të jetë në terrenin e gjyqtarit kushtetues.

“Nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim që drafti i propozuar është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk do të ketë pengesa, justifikim për Qeverinë e Kosovës që të shtyjë implementimin dhe kjo do të jetë mundësi për partnerët perëndimorë që të ushtrojnë presion më të madh mbi Kosovën. Nëse shkohet drejt vendimit të kundërt, pra vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese se drafti nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë do të shkaktohet vonesë shumëvjeçare në formimin të BKS, sepse atëherë mbarë procesi i hartimit të Statutit, do të duhet të nisë nga e para”, beson Pavkoviq.

Ky i fundit nuk përjashton mundësinë që me dërgimin e draft-statutit të BKS në Gjykatën Kushtetuese për Prishtinën ka qenë shpenzim kohe.

“Kjo mund të nënkuptojë shpenzimin e kohës për Qeverinë e Kosovës sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjasë. Qeveria përcjell mesazh se ata formalisht kanë nisur procesin, por që tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që mund të zgjasë me muaj, për të mos thënë me vite. Ky është shpenzim kohe, sepse dimë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është shumë i kundërt me atë që është dakordësuar në marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 kur është fjala për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe”, thekson Pavkoviq.

Për koordinatorin e Konventës Kombëtare për kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq, ky është oksimoron-lloj antiteze e veçantë, pra paradoksale në të cilën lidhen konceptet kundërfjalëse të cilat krijojnë koncept të ri pra pamje të re.

“Nuk do të ndodhë aq lehtë që Qeveria e Kosovës t'i përcjellë Gjykatës Kushtetuese opinion për draft-statutin e BKS, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është mekanizëm kushtetues. Që qeveria të dërgojë dokument të tillë, fillimisht duhet t‘a miratojë dhe më pas atë si e drejtë ndërkombëtare detyrohet t’a përcjellë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ndodh që qeveria të përcjellë dokument të tillë që më parë nuk është miratuar, Gjykata Kushtetuese do t‘a refuzojë në përputhje me aktet e veta ndërsa nuk jam i sigurt se Qeveria e Kosovës deri më 10 maj do t‘a miratojë draft-statutin e BKS. Ky është oksimoron ku mbi të gjitha ka për qëllim të qetësojë publikun ndërkombëtar dhe aktorët sesi do të shkohet deri në votë pozitive në Komitetin e Ministrave të KE, ndërsa nëse kjo me të vërtetë do të ndodhë, nuk e dimë dhe nuk do të supozoja se do të jetë kështu”, ka sqaruar për Kosovo onlajn Mijaçiq.

Ky i fundit thekson se egziston radhë e qartë e hapave që duhet të bëhen sesi të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe dhe se çdo anashkalim do të çojë drejt dështimit dhe argumentin e ri që ai dokument nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin.

Mijaçiq thotë se hapi i parë në këtë procedurë është që Qeveria e Kosovës të pranojë projekt-marrëveshjen që ka kohë që ndodhet në tryezë dhe t‘a dërgojë për shqyrtim në Kuvend dhe vetëm pas kësaj dokumenti t'i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

“Çdo anashkalim i këtyre gjysmëhapave, të çojë në dështim në miratimin e atij Statuti dhe do të çojë në faktin se qeveria kosovare ka një argument më shumë sesi ai dokument nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk është në përputhje me regjistrin kosovar, legjislacionin dhe prej kësaj nuk duhet të miratohet. Kjo është lojë që e luan mbi të gjitha Qeveria e Kosovës sesi të qetësojë opinionin ndërkombëtar në lidhje me votimin në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës”, thotë Mijaçiq.

Ky i fundit shton se Kosova nuk do të mund të arratiset prej detyrimeve të veta ndërkombëtare dhe formimit të BKS, por a do të jetë kusht për pranim në këtë organizatë më 10 maj, kjo varet nga ministrat e vendeve anëtare të KE .

“Nëse Qeveria e Kosovës do t’a implementojë Bashkësinë e Komunave Sërbe, çka është detyrim i tyre juridik ndërkombëtar, ata duhet të miratojnë Statutin që ua ka propozuar Bashkimi Europian. Kjo sigurisht që nuk do të ndodhë në kohe të shkurtër, por do të egzistojë presion i qartë ndërkombëtar që kjo të ndodhë. A do të kushtëzohet kjo me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës apo jo, këtë do t‘a vendosin ministrat e vendeve anëtare të KE, por qeveria kosovare sigurisht nuk do të mundet të arratiset prej këtij detyrimi që ka pranuar”, konkludon Mijaçiq.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe profesor i të drejtës ndërkombëtare Enver Hasani thotë se Bashkësia nuk është kusht për anëtarësi të Kosovës në Këshillin e Europës, por pret që kjo të ndodhë pas votimit të Komitetit të Ministrave të KE cka Kosova njëanshmërisht mori këtë detyrim që e kanë nënshkruar Kurti, Osmani dhe Konjufca.

“Ligjërisht, Bashkësia është detyrim i Kosovës që do të ndërmerret pas anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës. Deri tek kjo, mund të vijë më herët, por e përsëris, ky është vullnet politik i Kosovës”, thotë Hasani.

Në intervistën për Kosovo Onlajn Hasani ka theksuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund të ndërmarrë disa korrektime në projekt-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe kur qeveria kosovare do t’i dërgojë projektin për shqyrtim në këtë instancë gjyqësore, por që nuk beson se do të anulohet mbarë statuti.

“Unë jam i sigurt se Gjykata Kushtetuese do të bëjë disa korrektime por dyshoj pastërtisht shumë se do t’a anulojnë draft-statutin e Bashkësisë, kemi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 që konformon se ky entitet duhet të formohet”, beson Hasani.

I pyetur sesa e besueshme që Kosova më 10 maj të dorrëzojë draft-statutin e Bashkësisë Gjykatës Kushtetuese ndonëse ky nuk është kusht-kjo mund të ndodhë.

“Sapo drafti shkon në Gjykatën Kushtetuese, ai detyrim përfundon. Unë jam i sigurt se Gjykata Kushtetuese do të bëjë disa korrigjime, por qartësisht dyshoj se do të anulojnë projekt-statutin e Bashkësisë, kemi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 që konformon që ky entitet duhet të formohet. Megjithatë, ka disa dispozita të jashtme, në të cilat gjykata mund t'i korrigjojë. Por që të anulojë të gjithë draft-statutin, pastërtisht dyshoj“ thekson Hasani.

Nga ana tjetër docenti në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës së Kosovës Dushko Çelliq thotë se Prishtina prej fillimit tregton me formimin e BKS dhe se eventualisht dërgimi i projekt-statutit Gjykatës Kushtetuese vetëm sa do të jetë vijim i lojës politike të Albin Kurtit në të cilën pret zgjedhjet e më pas “do t’a zbehë dhe bëjnë të pakuptimtë” egzistencën e këtij institucioni.

“Prej fillimit bëhej fjalë për tregti. Prishtina fillimisht në terren krijon problem, e më pas e tregton. Tërheq lëvizje të njëanshme, ndërsa më pas negociohet rreth kësaj lëvizje të njëanshme, e cila në fund ngelet në fuqi në një formë tjetër. Kështu që dhe këtu me shumë mundësi do të jetë rast”, beson Çelliq në bisedë për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të tij, egziston shanc që draft-statuti i BKS së shpejti të përcillet në Gjykatën Kushtetuese, por ky institucion nuk do të nxitojë në vendimarrje pasi kryeministri kosovar Albin Kurti do të bëjë gjithçka që çështjen e BKS t’a lërë pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Më së pari nuk pres që Gjykata Kushtetuese të deklarohet shpejt me këtë çështje. Nuk besoj se do të nxitojnë. Presupozoj se do të presin zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Nuk besoj se Kurti do të hyjë në ciklin e ri zgjedhor me ndonjë statut të BKS. Thjesht nuk besoj se kjo mund të pritet vetëm nëse nuk shkohet deri tek ndonjë ndryshim opinioni të mentorëve të tyre politikë perëndimorë”, thotë Çelliq.

Ky i fundit shton se vlerësimi i kushtetutshmërisë në thelb do të jetë shpenzim kohe, por dhe tentativë për t‘a zbehur dhe për t’a i bërë të pakuptimtë edhe më shumë kompetencat e BKS.

“Mundemi të presupozojmë se bëhet fjalë sërish për një lojë politike e Albin Kurtit dhe autoriteteve në Prishtinë. Kjo mund të bëhet, por nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do të vendosë relativisht shpejt rreth kësaj. Ndoshta bëhet fjalë rreth një hapi formal duke pasur parasysh se Prishtina nuk pranon çfarëdolloj forme të BKS, madje edhe atë versionin që do të ishte krejtësisht i pakuptimtë. Prishtina vitin e fundit ka bërë gjithçka që BKS e cila objektivisht sipas këtyre burimeve të propozimeve, nuk është as për ndonjë kompetencë të veçantë”, thotë Çelliq.

Ky i fundit shton se problem tjetër, jo më pak, është se askush nuk e di se cili draft i BKS do të jetë para Gjykatës Kushtetuese.

“Sipas marrëveshjeve të Brukselit për Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe kujtoj kanë qenë tre, i vetmi kompetent për të hartuar atë draft ishte i ashtuquajturi Ekipi Drejtues dhe këtë e bëri ky i fundit. Por, befas, ai projekt-propozim u hoq dhe u përmend një projekt-propozim i Statutit Europian. Dhe tani ndoshta mendohet se draft-propozimi europian, do t'i përcillet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim”, thotë Çelliq.

Pyetjes nëse pret-vendim të papritur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Çelliq është pesimist.

“Presupozoj se do të jetë varjant i zbehtë i draft-statutit që propozoi Bashkimi Europian, pra Llajçaku si ndërmjetës i dialogut të Brukselit dhe se në ndonjë moment nëse do të arrihet në fazën përfundimtare gjykata e tyre kushtetuese, do t’a zbehë këtë materije. Nuk kam pritshmëri të mëdha për ndonjë bashkësi të ardhshëm të BKS. Nuk besoj se do të kemi ndonjë kompetencë domethënëse. Para kësaj kjo do të jetë, në rastin më të mirë, guaskë pa përmbajtje”, theksoi Çelliq.

Duke kujtuar se në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese refuzoi draftin e propozuar të BKS, Çelliq nuk përjashton mundësinë që vendimi tani të jetë ndryshe.

“Në këmbim, Kosova do të shpërblehet me anëtarësi në Këshillin e Europës dhe fatkeqësisht nuk përjashtoj disa konçesione të tjera për Kosovën që eventualisht do të mund të bëhen për pranimin formal të BKS. Por, përsëris, sipas gjithë asaj çka shikojmë tani, BKS nuk do të ketë kompetencë të rëndësishme që mund të mbrojë çfarëdolloj të drejte kolektive të popullit sërb në K&M”, thotë Çelliq.