Muhaxhiri: Në sistemin e Kosovës, Rezoluta 1244 nuk ka asnjë ndikim real
Burim: Kosovo Online
Në këtë ditë, 25 vjet më parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244 dhe analisti politik Artan Muhaxhiri vlerëson se ky dokument nuk ka asnjë ndikim real në sistemin e sotëm të Kosovës dhe as në procesin e vendimmarrjes.
“Ka Kushtetutë, ka parlament, kështu që kjo Rezolutë nuk ka ndikim në vendimmarrje. Mirëpo, është shumë e çuditshme që është përmendur në draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe kjo e ka rikthyer në diskursin politik”, thotë Muhaxhiri për Kosovo online.
Siç shton ai, sa herë që mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i kushtohen situatës në Kosovë, Rusia dhe Kina gjithmonë përmendin Rezolutën 1244.
“Mirëpo, mendoj se realiteti në Kosovë e ka anashkaluar këtë Rezolutë dhe se nuk ka asnjë ndikim real në ngjarjet politike në Kosovë”, thotë Muhaxhiri.
komentet