Muhaxhiri: Osmani nuk mund të imponojë zgjidhje, mund të kërkojë opinionin e Gjykatës Kushtetuese

Burim: Kosovo Online
Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë për Kosovo onlajn se në situatën kur është i bllokuar konstituimi i parlamentit, presidentja Vjosa Osmani nuk ka fuqi politike që të imponojë ndonjë zgjidhje, por do të mund të ketë rol shumë të rëndësishëm nëse do t’a referonte çështjen tek Gjykata Kushtetuese dhe të kërkonte opinionin e saj.
“Kjo është mënyra më e mirë që ky bllokim të zgjidhet dhe nëse përsëritet e njëjta situatë në të ardhmen, do të kishim zgjidhje. Situatë të ngjashme me bllokim kemi patur në vitin 2014 dhe atëherë këtë e zgjidhi Gjykata Kushtetuese” ka thënë Muhaxhiri.
Ky i fundit shtoi se nuk mendon se partitë politike do t’a dëgjonin nëse Osmani do të kishte disa propozime, por që do të ishte ndryshe nëse ajo do të kërkonte opinionin e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo nga ana e saj, do të ishte veprimi më i mirë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për të ardhmen” thotë Muhaxhiri ku thekson se për shkak të situatës së krijuar, qytetarët dhe spektri politik, janë në humbje.
0 komentet