Muhaxhiri për takimet në Shkup: Pres që presioni ndaj Kurtit dhe Vuçiqit të jetë më konstruktiv

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Analisti nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, thotë për Kosovo online se takimi i liderëve rajonalë në Shkup i kushtohet Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e Brukselit dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike James O'Brien, është shumë i rëndësishëm sepse vjen në një moment shumë specifik kur bllokohet dialogu. Muhaxhiri pret presion më të fortë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të qenë më konstruktiv.

Analisti thotë se për shkak të zgjedhjeve të mbajtura në Serbi nuk ka dialog domethënës sepse “Presidenti Vuçiq nuk ka mundësi të shkojë dhe të diskutojë çështje të rëndësishme pa legjitimitetin e duhur të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve serbe”, ndërsa, nga ana tjetër, “Kryeministri Kurti ka qëndrime të ndryshme lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

“Një herë thotë se e ka pranuar draftin e BE-së, herën tjetër se është gati të bëjë një draft tjetër me ministrat e tij. Pra ka shumë enigma për momentin. Mendoj se ky takim është i mirëpritur për të bërë presion më të madh ndaj Kurti dhe Vuçiq të jenë më konstruktiv, sepse në vitin e fundit pamë që liderët e Kosovës dhe të Serbisë ishin shumë më shumë destruktivë politikisht sesa konstruktivë, tani ky presion, sidomos me praninë e James O'Brien, do të jetë shumë i madh, sidomos duke marrë parasysh ndihmat e përmendura prej gjashtë miliardë eurosh. Do të intensifikojë presionin në nivel të brendshëm, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, në mënyrë që liderët të vazhdojnë me një qasje më cilësore”, vlerëson Muhaxhiri.

Ai thekson se më e rëndësishme për BE-në dhe SHBA-në është që Kosova dhe Serbia të jenë në të njëjtën rrugë gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

“Ekziston një ide e qartë e Perëndimit, BE-së dhe SHBA-së, që të arrihet një marrëveshje përfundimtare historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo është gjëja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë. Pa këtë marrëveshje, tensionet dhe problemet vetem se do të rriten në të ardhmen. Pra gj[ja më e rendësishme është arritja e kësaj marrëveshjeje. Tani edhe Kurti edhe Vuçiqi janë politikanë populistë dhe është më mirë për ta që kjo gjendje stagnimi të vazhdojë. Por, për fat të keq, nuk është mirë për njerëzit e Kosova dhe Serbisë”, thotë Muhaxhiri.

Ai beson se mesazhi më i rëndësishëm do të jetë se nuk ka alternativë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Çdo gjë tjetër do të jetë një gjë e tmerrshme për Ballkanin, për njerëzit, për gjithçka. Pra, problemi është se ne kemi nevojë për më shumë presion, ne kemi nevojë për një pozicion më të fortë. Ky është një vit zgjedhor, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika, pra ka shumë probleme dhe dialogu nuk duhet të jetë njëri prej tyre”, thekson Muhaxhiri.