Vuçiq: Do të vazhdojmë të ndihmojmë me gjithë zemër popullin tonë në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëm se shteti do të vazhdojë të ndihmojë me gjithë zemër popullin serb në Kosovë dhe Metohi.
"Ne kemi arritur rezultate, por nuk do të doja të mburrem me gjithçka që kemi bërë deri më tani, sepse është e vështirë të mburresh me atë që ke bërë për njerëzit që po kalojnë një periudhë kaq të vështirë të jetës si njerëzit tanë në Kosovë. Synimi ynë është që asnjë familje serbe në krahinë, të mos jet pa qati mbi kokë, që të gjithë ata që nuk kanë punë në institucionet shtetërore ose nuk mund të marrin subvencione për punë private në bujqësi, të sigurojmë të ardhura shtesë përmes përfitimeve sociale, në mënyrë që ata të jetojnë në mënyrë të denjë”, tha Vuçiq gjatë prezantimit të programit "Kërcim drejt së ardhmes - Serbia Expo 2027".
Ai theksoi se Serbia po investon shtatë milionë euro në një universitet të ri në Mitrovicë, si dhe se janë hapur pesë çerdhe të reja, një konvikt studentor në Leshak...
“Po investojmë në Graçanicë, në Mitrovicës, ku kemi probleme të panumërta për çështje politike”, tha Vuçiq dhe shtoi se investimet janë dhe do të bëhen në kisha, manastire…
"Ne investuam në Rajska Banjë, ia ndryshuam fytyrën dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë. Besoj se përkundër të gjitha zhurmave, do ta kthejmë jetën në Banjskë dhe në çdo pjesë tjetër të Kosovës dhe Metohisë, ku jetojnë njerëzit tanë", tha presidenti Vuçiq.
Sipas të dhënave të Zyrës për KdheM, në 10 vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar dhe përshtatur 4.834 njësi banesore, prej të cilave - 371 shtëpi, 1.340 banesa në 88 objekte, si dhe 3.123 pako me ndihmë ndërtimore.
Në qendër të jetës akademike në Mitrovicën e Kosovës, me vlerë shtatë milionë euro, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2021, dhe Prishtina e ndaloi përkohësisht - në një sipërfaqe prej 10.575 metrash katrorë, selia e Rektoratit, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik janë të planifikuar me kabinete dhe laboratorë më modernë.
Përveç konviktit të Nxënësve për Shkollën Bujqësore në Leshak, Serbia po investon në ndërtimin e tri shkollave të reja - fillore në Vidanje në Klinë, Shkollën e mesme të mjekësisë në Kamenicë të Kosovës dhe Shkollën teknike në Srbicë.
Në 10 vitet e fundit, Zyra për Kosovë dhe Metohi pranë Dioqezës së Rashko-Prizrenit ka rinovuar 53 kisha dhe manastire.
Plani përfshin ndërtimin dhe mobilimin e galerisë Prizren Dom, dhomës së kujtesës së 17 Marsit, dhomave të kujtesës Staro Gracko dhe Livadice, rindërtimin dhe mobilimin e Qendrës Kulturore në Gorazhdec dhe Leposaviq…
Në pajisjen e institucioneve mjekësore në Kosovë në 10 vitet e fundit janë investuar 590 milionë dinarë.
Në maternitetin e ri në Pasjan, i cili është ndërtuar në vitin 2015, kanë lindur 1.065 foshnje.
Plani është që të rinovohen të gjitha klinikat në zonat serbe.
Në tre vitet e fundit Serbia ka investuar 3.7 miliardë dinarë në zhvillimin dhe mbështetjen e bujqësisë, ekonomisë dhe sipërmarrjes dhe janë mbështetur 2000 fermerë dhe biznesmenë.
Nëpërmjet projekteve të Zyrës për Kosovë dhe Metohi janë përkrahur 20 kantina, veçanërisht ato nga vreshtat e Rahovecit, enklavës së Hoçës së Madhe, si dhe nga rajone të tjera të Kosovës.





0 komentet