Nastiq: Kurti dhe Osmani vijojnë me politikën raciste me qëllim promovimin e “Shqipërisë së Madhe"

Beograd_231106_Žaklin Nastić 03
Burim: Kosovo Online

Deputetja gjermane e Lëvizjes "Sara Vagenkneht" në Bundestag Zhaklin Nastiq ka reaguar me rastin e kremtimit të Ditës së Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën "Adem Jashari" ku disa prej pjestarëve mbanin shenja të UÇK dhe "Shqipërisë së Madhe" dhe paralajmëroi se kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani vijojnë të zbatojnë politikë të rrezikshme raciste me qëllim spastrimin etnik me qëllim promovimin e planit të "Shqipërisë së Madhe".

Nastiq në rrjetin social "X" ka shkruar se kjo nuk është hera e parë që Kurti shfaqet “i shoqëruar me simbole dhe emblema shqiptaromadhe të organizatës terroriste UÇK”, duke shtuar se Perëndimi duhet të ndalë mbështetjen e politikës së liderëve aktualë të Kosovës.

“Në Prishtinë rishfaqen fantazitë e plotfuqishme shqiptaromadhe! Shfaqet sërish i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës, Kurti, i shoqëruar nga simbolet dhe emblemat shqiptaromadhe dhe simbolit të organizatës terroriste UÇK. Kur ‘Perëndimi i Vlerave’ më në fund do të ndalë së mbështeturi politikanë si Kurti dhe Osmani? Ata po bëjnë politikë shumë të rrezikshme, raciste që synon dëbimet etnike për të promovuar planet e Shqipërisë së Madhe", ka shkruar Nastiq.

Kurti, siç shkruan ajo, promovon idenë e "Shqipërisë së Madhe" edhe në vende të tjera të rajonit si Sërbi, Greqi dhe Maqedoni të Veriut.

"Vetëm para disa javësh Kurti u shfaq në Maqedoninë e Veriut në ambient të ngjashëm me qëllim nxitjen e ndasive etnike dhe nacionalizmit shqiptar. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Europën Julindore egziston shqetësim i thellë si pasojë e operacioneve nga Prishtina. Qeveria gjermane duhet të tërheqë përfundimisht mbështetjen e saj për politikanë të tillë të rrezikshëm. Ndalni së mbështeturi këtë politikë raciste nga Gjermania” ka theksuar Nastiq.