Staroviq për FSK dhe “Shqipërinë e Madhe”: Bashkësia ndërkombëtare për sërbët ka një standart, ndërsa për shqiptarët tërësisht ndryshe

Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sërbisë Nemanja Staroviq me rastin e promovimit të “Shqipërisë së Madhe” ka pyetur pjestarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës nëse dikush nga bashkësia ndërkombëtare ka thënë diçka të kundërt siç tha “promovimin flagrant të konceptit fashist”.

Staroviq në platformën “X“ ka thënë se FSK nuk duhet të egzistojë pasi Kfor paraqet forcën e vetme legjitime të armatosur në Kosovë në përputhje me rezolutën e KS të KB.

“Shumë pjestarë të FSK mbanin shenja që përfaqësonin 'Shqipërinë e Madhe', shteti i dëshiruar që përfshin të gjithë shqiptarët në Ballkan. Koncept i tmerrshëm që ekzistonte vetëm gjatë pushtimit fashist/nazist të rajonit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që çoi në krime masive ndaj sërbëve, hebrenjve, romëve, maqedonasve etj. Çfarë mesazhi është ky për këto komunitete në minorancë në Kosovë kur ushtarët e armatosur sot mbajnë simbolet e 'Shqipërisë së Madhe'” pyeti Staroviq.

Ky i fundit kujtoi se Sërbia u ndëshkua ashpër për konceptin e pretenduar të “Sërbisë së Madhe” ku nuk është prezantuar kurrë në politikën shtetërore në shekullin XX.

“A do të dalë dikush nga bashkësia ndërkombëtare të thotë qoftë edhe një fjalë kundër këtij promovimi flagrant të konceptit fashist nga ana e pjestarëve aktivë të FSK? Nuk e besoj, ashtu sikurse të gjithë ju heshtët kur pjestari i FSK shtiu ndaj 11 vjeçarit sërb ku më pas u la i lirë. Është më shumë se e qartë se për sërbët egziston një standart, ndërsa për shqiptarët tërësisht ndryshe” përmbyll Staroviq.