Nastiq: Kurti menjëherë të tërheqë forcat nga veriu dhe Gjermania të mbajë përgjegjësi për këtë "fuçi baruti"

Poslanica nemačkog Bundestaga Žaklin Nastić
Burim: Bundestag/Olaf Krostitz

Deputetja e të Majtës në Bundestagun gjerman Zhaklin Nastiq u shpreh se kryeministri kosovar Albin Kurti duhet menjëherë të tërheqë forcat e tij policore nga veriu i Kosovës.

"Raportimet rreth aksionit rigoroz të policisë kosovare ndaj institucioneve dhe popullsisë në komunat e veriut, më kanë shokuar. Është i domosdoshëm de-eskalimi i menjëhershëm” shkruan Nastiq në Tuiter. 

Ajo ka thënë se Kurti duhet menjëherë të tërheqë focat e veta policore. 

"Dhe Gjermania të mbajë përgjegjësi për Kosovën fuçi baruti dhe të ndikojë tek Kurti që të de-eskalojë situatën” ka shkruar Nastiq.