Policia kosovare hedh gaz lotsjellës në oborrin e kishës së Shënjt Gjergjit në Zveçan
Burim: Kosovo Online
Policia kosovare gjatë aksionit të sotëm në Zveçan duke u sulur në godinën komunale, ka hedhur gaz lotsjellës në oborrin e kishës së Shënjt Gjergjit dhe përpara Shtëpisë së Shëndetit.
Kisha dhe Shtëpia e Shëndetit në Zveçan ndodhen njëra përballë tjetrës ndërsa në pjesën hyrëse të kishës vazhdojnë të gjenden fishekë të gazit lotsjellës.
Pjestarë të Policisë kosovare përmes përdorimit të gazit lotsjellës dhe bombave shokuese, kanë hyrë sot në godinën e Komunës së Zveçanit.
Për pasojë u lënduan disa dhjetëra qytetarë të cilët ishin grumbulluar për të ndaluar hyrjet ilegale në godinën komunale. Qytetarët e lënduar po marrin ndihmën e nevojshme në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës së Veriut.
Nëpër qytet patrullojnë mjete të blinduara të Policisë kosovare ku prezentë janë edhe pjestarë të KFOR.


komentet