NATO: Jemi shumë të vendosur kundër hapjes së njëanshme të urës së Ibrit
NATO ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të përmbahet nga hapja e urës së Ibrit për trafik, sepse nuk duan të rrezikojnë asnjë lloj dhune që do të rrezikonte ushtarët e KFOR-it, raporton “Reuters”.
“Jemi të vendosur kundër presionit të njëanshëm për të hapur urën”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për “Reuters”, duke shtuar se ata “nuk duan të rrezikojnë asnjë lloj dhune që do të rrezikonte ushtarët e KFOR-it”.
Burimet e “Reuters” thonë gjithashtu se drejtori i CIA-s, Uilliam Burns, kërkoi kujdes në një takim me Kurtin në gusht.
“Reuters” kujton gjithashtu se qeveria e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti inkurajoi kompanitë shqiptare që të lëvizin në veri dhe se ai ndonjëherë viziton veriun i shoqëruar nga sigurimi për të ngrënë në restorantet shqiptare.
Serbët etnikë e shohin atë si pjesë të sjelljes më të gjerë të Kurtit për të zgjeruar ndikimin e shqiptarëve etnikë në veri të Kosovës, sipas “Reuters”.
“Lëvizjet e qeverisë Kurti në veri vitet e fundit, edhe pse të ligjshme, shpesh i ngjajnë një pushtimi armiqësor”, tha Freuke Sebas, bashkëpunëtore vizitore e Institutit Gjerman për Çështjet e Jashtme dhe Sigurisë në Bruksel, raporton “Reuters”.
komentet