Nato: Sërbia partner kyç në rajon për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Nato
Burim: Kosovo Online

Sërbia është partner kyç në rajon për stabilitet në Ballkanin Perëndimor ka thënë zyrtari i NATO-s sot në Bruksel.

“Rute më herët është takuar me presidentin Vuçiq dhe folën rreth çështjeve të ndryshme por dhe situatën në rajon. Rute tha se ajo çka presim është përgjegjësia për ata që qëndrojnë pas Banjskës dhe sulmit ndaj Kfor dhe kjo do të thotë se pjesmarrësit të vihen para përgjegjësisë. Pavarësisht rolit të Sërbisë, e rëndësishme është që ajo të përdorë ndikimin e vet që të kontribuojë në drejtimin pozitiv” shprehet zyrtari i Nato-s.

Ky i fundit theksoi se dialogu është mjaft i rëndësishëm për zgjidhje politike dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Shpresojmë se do të shikojmë përparim me lidershipin e ri të BE. Nato mbështet dialogun nën kryesimin e BE dhe arritjen e zgjidhjes politike mes Beogradit dhe Prishtinës. Përshëndesim Sorensenin dhe ndihmës sekretaren e përgjithshme të Nato-s ku u takova me të para disa ditësh dhe ku folëm rreth situatës në Kosovë”,tha zyrtari i Nato-s dhe shtoi.

“Sërbia është partneri ynë dhe kemi interes të përbashkët-sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Presim që të punojmë sëbashku me Sërbinë. Ajo është vendi më i madh në rajon për nga ekonomia, popullsia, territori...Sërbinë e shikojmë si partner të rëndësishëm në arritjen e stabilitetit në rajon. Sërbia ka ndikim tek fqinjët dhe nëse shikojmë sfidat gjithashtu do të nisim me partnerët rajonalë për të na ndihmuar me këto çështje”.

Kur është fjala për incidentet në Zveçan dhe pas asaj në Banjskë, zyrtari i Natos-s thotë se Aleanca nuk merret me këto para gjykatave (Beograd apo Prishtinë) pasi sikurse bën të ditur, kushdo që qëndron pas sulmeve do të përgjigjet.

“Nato nuk ka për detyrë të merret me atë se në cilën gjykatë do të paraqiten ata që qëndrojnë pas sulmeve të ushtarëve të KFOR në Zveçan dhe Banjskë”, ka thënë zyrtari i Nato-s dhe shtoi.

“Pamë deklaratën e prokurorit sërb në dhjetor të vitit të kaluar se do të ketë së shpejti informacione të reja në lidhje me vendimin për Radoiçiqin në fund të vitit të kaluar apo fillim të këtij viti, por deri më tani këtë nuk e kemi parë. Ndaj vazhdojmë të përsëris mesazhet se ata që ndodhen pas këtyre sulmeve duhet të përgjigjen. Kjo organizatë insiston urgjentisht tek kjo” ka thënë zyrtari i Nato-s. 

Kur bëhet fjalë për hapat e qeverisë së Kosovës për aksionet e policisë kosovare dhe mbylljen e postës dhe qendrës së punëve sociale në kuadër të sistemit sërb, thotë si vijon.

“Kur është fjala për aksionet e mbylljes së institucioneve sërbe, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se këto aksione të policisë kosovare mund të ndikojnë tek siguria dhe se është e nevojshme që të jenë të koordinuara me KFOR. Kemi patur sfida në periudhën e kaluar kur kishin të bënin me koordinimet dhe ndaj e përsërisim mesazhin” ka thënë zyrtari i Nato-s.

Përfaqësuesi e Aleancës i’u referua shpërthimit të fundit në ish-ambjentin e Postës së Kosovës në Zveçan, ku më parë ishte akomoduar posta në kuadër të sistemit sërb.

"Policia e Kosovës reagoi menjëherë, KFOR ishte aty dhe ofroi bashkëpunim, por nuk ishte e nevojshme sepse PK bëri punë të mirë. KFOR ka trefishuar patrullimet në veri që nga viti 2023 dhe është në kontakt të ngushtë me strukturat e sigurisë së Kosovës".

I pyetur nëse do të jetë problem për KFOR kur KBS të përfundojë procesin e transformimit në ushtri në vitin 2028, zyrtari i NATO-s deklaroi si vijon:

“Nato mbështet FSK në mandatin original dhe punojmë me ta tek mbrojtja civile kur ka katastrofa e kështu me radhë. Do të vazhdojmë me mbështetjen përmes skuadrës NALT. Kfor punon me Policinë Kosovare dhe forcat e sigurisë kosovare. Vlerësojmë atë që FSK respekton marrëveshjen kur bëhet fjalë për largimin nga veriu dhe kjo nuk mund të bëhet pa komunikimet e mëparshme dhe lejen e komandantit të Kfor. Ajo çka është fort e rëndësishme është se dhe komandanti i Kfor është në komunikim të përhershëm me të gjitha palët dhe ndihmon për të pakësuar tensionet nëse ka shenja se do të ndodhin. Të gjithë komandantët e Kfor këtë do të vijojnë t’a bëjnë” ka përfunduar ai.