Navaro: Spanja nuk do ta mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, nuk është shtet
Sekretari i Shtetit spanjoll për Bashkimin Evropian, Paskal Navaro, ka thënë sot para Komisionit të Përbashkët për BE-në në Senat se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe për këtë arsye do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat për Kosovën, njofton Kljan Kosova.
Ai më tej shpjegoi se pasi Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në presidencën aktuale çeke, duhej të merrej një “vendim procedural”, i cili supozoi se do të vinte gjatë presidencës suedeze të Këshillit të BE-së nga janari 2023.
Gjëja normale, tha Navaro, është që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian, pastaj të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendoset në Këshillin Evropian.
“Qeveria nuk do ta mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi Navaro.
Navarro theksoi se Qeveria e Spanjës "ka një qëndrim konstruktiv" për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe se mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën edhe pse "nuk është një shtet, është një territor me të cilin BE ka marrëdhënie".
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
0 komentet