Në Graçanicë hiqet flamuri sërb nën asistencën e policisë; Zhiviq: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë

Skidanje zastava Srbije u Gračanici
Burim: Kosovo Online

Flamuri i ri sërb që u vendos sot në Graçanicë në vigjilje të Pashkës, mbrëmjen e sotme u hoq nën asistencën e Policisë Kosovare. Kryekomunari i Graçanicës Novak Zhiviq theksoi se ky është një presion më shumë ndaj sërbëve.

Zhiviq për Kosovo onlajn ka thënë se në heqjen e flamurit ka asistuar Policia Kosovare nga Prishtina dhe se bëhet fjalë për urdhër të dhënë nga ministri për vetqeverisje vendore Elbert Krasniqi.

“Ky është një tjetër tregues sesi pushteti në Pristinë sillet me sërbët. Ndërsa në Pristinë dhe zonat e tjera me shumicë shqiptare flamujt shqiptarë valëviten në çdo hap, në Graçanicë bën merak gjithçka nga ajo që kujton sërbët”, tha Zhiviq.

Ai kërkoi reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

"Dënoj këtë veprim dhe apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që të reagojë", tha Zhiviq.

Trengjyrëshat gjatë mesditës së sotme u zëvendësuan përgjatë rrugës magjistrale në Graçanicë.
Flamujt sërbë nuk janë hera e parë që vendosen në shënjestër nga institucionet në Prishtinë.
Para Vidovdanit vitin e kaluar, u dha vendimi i Gjykatës Themelore në Pristinë, sipas të cilit vendimi i Komunës së Graçanicës për të shfaqur "flamujt e shtetit tjetër" shkeli rëndë karakterin unik dhe kushtetues të Kosovës dhe kërcënoi rendin publik dhe bashkëjetesën ndëretnike. Ky vendim i gjykatës kishte shenjë politike, vlerësuan atëherë analistët për Kosovo Onlajn dhe ngriti pyetjen se përse ndalim i tillë nuk e ka përfshirë derimë sot flamurin e Shqipërisë.

Flamujt shqiptarë nuk valëviten vetëm në rrugë. Tubimet parazgjedhore me flamuj të Shqipërisë vetëm me disa flamuj kosovar, duke pozuar me simbole të "Shqipërisë së madhe", si dhe direk me flamur të kuq në ambientet partiake, janë praktikisht shenjë mbrojtëse e Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës madje dhe gjatë qëndrimit në Kuvendin e Kosovës, në bangën e deputetit vendos flamurin e Shqipërisë çka sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, para së gjithash është e paligjshme dhe njëkohësisht sugjeron se identiteti kosovar është larg konfirmimit. 

Dhe nuk janë vetëm flamujt shqiptarë. Kushdo që ka qenë të paktën një herë në Kosovë mund të ketë vënë re se flamujt e Gjermanisë, SHBA, Zvicrës dhe shumë shteteve të tjera ku valëviten lirshëm. Në analizën e Kosovo Onlajn, pasi me rastin e festës së qytetit Shënjt Vasil Ostroshki në Lleposaviq në vitin 2024 kryekomunari i atëhershëm Lulzim Hetemi ndaloi përdorimin e trengjyrëshit sërb, bashkëbiseduesit patën përgjigje unike-flamujt janë përherë të parët nën goditje kur populli gjendet nën sulm.