Gjuriq: Nën politikat e Kurtit sërbët në K&M etiketohen si “ata të tjerët”, raporti nuk përmend eksodin e tyre të heshtur
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka theksuar sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën, se sërbët në Kosovë nën politikat që ndërmerren nga Albin Kurti gjithnjë e më shumë shënohen si “ata të tjerët”, ndërsa identiteti i tyre përdoret si bazë për kufizimin e të drejtave, kufizimin e lëvizjes së tyre, duke synuar shtëpitë, pronat dhe objektet e tyre fetare, ndërsa arrestimet, sulmet dhe presionet administrative nuk janë incidente të izoluara, por bëjnë model sistematik margjinalizimi që nuk duhen injoruar. Tha se është shqetësuese që në raportin e Unmik, nuk përmendet eksodi i heshtur por i pandërprerë i sërbëve. Nënvizoi se roli i Unmik nuk mund të pakësohet por të forcohet sepse Unmik nuk është vetëm relevant, por i pazëvendësueshëm në terren. Nën këtë përmendi që Kfor duhet të qëndrojë si e vetmja forcë legjitime e sigurisë dhe kredibile në terren tërësisht në përputhje me mandatin e vet.
Gjuriq në nisje të fjalimit, falenderoi sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh dhe përfaqësuesin e tij special Peter Due në prezantimin e raportit dhe në angazhimin e saj të vazhdueshëm në zbatimin e mandatit të Unmik në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai vuri në dukje se Sërbia mbetet veçanërisht mirënjohëse ndaj të gjithë anëtarëve të Misionit, sepse zyra e UNMIK shërben si garanci kyçe e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të sërbëve në Kosovë.
"Në kohën kur bëhen thirrje për pakësimin e buxhetit të UNMIK dhe ndryshimin e mandatin të tij, Sërbia përcjell mesazh të qartë dhe të padyshimtë: prezenca dhe roli i këtij Misioni, nuk duhet të dobësohet, por duhet të forcohet. Për të qenë absolutisht i qartë, në rrethanat aktuale, UNMIK nuk është vetëm relevant, por edhe i pazëvendësueshëm. Mandati i tij, bazuar në Rezolutën 1244, nuk është zbatuar plotësisht. Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është çështje që godet direkt sigurinë, të drejtat dhe jetën e përditshme të njerëzve në terren. Sërbia mbetet e palëkundur dhe e përkushtuar në mbështetje të këtij roli. Çdo diskutim rreth të ardhmes së saj duhet të udhëhiqet rreptësisht nga realiteti në terren-dhe jo nga supozime që mund të mos i përshtaten përvojës jetësore të komuniteteve", tha Gjuriq.
Ky i fundit nënvizoi se, në kohë të pasigurisë globale të rritjes dhe krizave në rajone të ndryshme, është veçanërisht e rëndësishme që Këshilli i Sigurimit të mbetet i bazuar në fakte dhe të kuptojë qartë se çfarë po ndodh në terren, duke bërë të ditur se UNMIK vazhdon të luajë rol stabil jo vetëm përmes raportimit, por edhe përmes vetë pranisë së tij, pasi mandati sipas Rezolutës 1244 të KS të KB, mbetet thelbësor për të siguruar mbikëqyrje të paanshme, veçanërisht kur veprimet e njëanshme rrezikojnë të minojnë ekuilibrin e arritur gjatë viteve.
"Sot po ju drejtohem jo vetëm si përfaqësues i Sërbisë, por edhe si zëri i atyre që jetojnë jetën e tyre në frikë, pasiguri dhe presione të vazhdueshme në Kosovë e Metohi. Represioni ndaj komuniteteve nuk ndodh brenda natës, por zhvillohet në faza të parashikueshme. Dhe këto faza, fatkeqësisht, mund të shikohen qartë tek pozita e sërbëve në Kosovë e Metohi sot. Qëndroj para jush jo për të fituar debatin, por për të kontribuar në zgjidhjen e problemit. Sërbia nuk është pjesë e problemit, ne jemi pjesë e zgjidhjes" ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se sot flet edhe si zëri i atyre që ndihen të frikësuar, i nënave dhe bijave të atyre që janë ndaluar gabimisht, i atyre që janë etiketuar, margjinalizuar dhe shtypur thjesht për shkak të asaj që janë.
"Ajo që po dëshmojmë nuk është seri ngjarjesh të izoluara. Ajo pasqyron gjendjen më të gjerë dhe thellësisht shqetësuese. Dhe kjo është çështje parimore", qartëson Gjuriq.
Ky i fundit paralajmëroi se në shumë mënyra gjendje e tillë ka ngjashmëri shqetësuese me dinamikën që i parapriu konflikteve serioze në të kaluarën dhe ndonëse rrethanat nuk janë identike, shtegu nuk duhet të injorohet.
"Kur të drejtat shemben hap pas hapi, presioni normalizohet, jostabiliteti nuk shfaqet papritur-ajo ndërtohet gradualisht. Sikurse na kujtoi Martin Luter Kingu i Ri-'padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë kudo'. Ndaj sot po diskutojmë se nuk është vetëm çështje rajonale. Kjo është çështje që lidhet direkt me normat ndërkombëtare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë që të gjithë ndajmë në ndaljen e jostabilitetit para se ajo të eskalohet. Komuniteti ndërkombëtar për dekada ka investuar në ndërtimin e mekanizmave për mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e sundimit të ligjit në kushtet postkonfliktuale. Anashkalimi i këtyre mekanizmave vendos preçedent të rrezikshëm larg Ballkanit Perëndimor", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Vuri në dukje se të gjithë po dëshmojnë realitet në të cilin vetë identiteti bëhet burim pasigurie.
"Nën politikat që zbaton Albin Kurti, sërbët në Kosovë e Metohi gjithnjë e më shumë etiketohen si 'ata të tjerët' dhe identiteti i tyre përdoret si bazë për kufizimin e të drejtave të tyre, lëvizjen dhe shënjestrimin e shtëpive, pronës dhe objekteve të tyre fetare. Arrestimet arbitrare, sulmet dhe presionet administrative, nuk janë incidente të izoluara. Ato bëjnë model sistematik margjinalizimi që nuk mund dhe nuk duhet t’a injorojmë. Kombet e Bashkuara nuk u krijuan për të heshtur para padrejtësisë. Roli i tyre është të sigurojnë respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të mbrojnë individët dhe grupet të cilëve u mohohen të drejtat e tyre. Pikërisht për këtë arsye, ajo çka ndodh në Kosovë e Metohi sot, nuk është vetëm çështje rajonale, por është çështje përgjegjësie e përbashkët dhe test besimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në ligje", tha Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje të dhënat që, sipas tij, janë thellësisht shqetësuese dhe renditi se qysh prej fillimit të vitit, kanë vazhduar arrestime dhe sulme të reja, të cilat nuk tregojnë rastësi, por një model presioni dhe klimë pandëshkueshmërie.
Tha se sërbët përballen me kufizime në lirinë e lëvizjes, arrestime arbitrare, sulme ndaj pronës dhe përdhosje të objekteve fetare, ndërsa sulmet ndaj Kishës Ortodokse Sërbe godasin thelbin e identitetit kulturor e shpirtëror.
"Është veçanërisht shqetësuese, tentativa për të hyrë tek institucionet sociale, shëndetësore dhe arsimore sepse kërcënojnë direkt funksionet themelore të nevojshme për mbijetesën e komunitetit. Kufizimet në lirinë së lëvizjes janë sistematike dhe jo rastësore. Humanisti nga Banja Lluka Millorad Arllov, është vetëm një nga shembujt e panumërt të individëve që u ndalohet hyrja në Kosovë e Metohi. Madje dhe kryepeshkopit të KOS i’u ndalua të vizitonte selinë e kishës së tij. Këto nuk janë vetëm pengesa administrative, ato përfaqësojnë sinjale të qëllimshme se identitete të caktuara janë të padëshirueshme apo i nënshtrohen miratimit të kushtëzuar. Këtu nuk bëhet fjalë për proçedurë. Bëhet fjalë për parimin", qartësoi Gjuriq.
Aksione të tilla, tha ai, përcjellin mesazhin se të drejtat janë të kushtëzuara dhe se identiteti përcakton aksesin dhe se madje dhe puna humanitare dhe detyra fetare mund të pengohen.
Gjuriq kujtoi dhe të shtënat ndaj fëmijëve sërbë në Shtërpcë në Krishtlindjen Ortodokse, si akt thellësisht shqetësues që ende jehon, sepse ende nuk është e qartë se kush është përgjegjës, duke thënë se incidente të tilla shembin jo vetëm sigurinë individuale, por dhe ndjenjën kolektive të përkatësisë të gjithë komunitetit.
Kujtoi dhe një sërë masash të koordinuara që ndikuan në jetën e përditshme të sërbëve:
"Ndalimi i njëanshëm i dinarit sërb, duke shqetësuar jetën ekonomike dhe detyruar pensionistët, familjet dhe bizneset e vogla të jetojnë në pasiguri, sepse merohen që të kenë akses në fonde apo të kryejnë transaksione të përditshme. Shumë qytetarë të moshuar tashmë përballen me udhëtime të gjata deri në vendkalimet administrative vetëm për të marrë pensionet e tyre, duke e shndërruar atë çka duhet të ishte diçka rutine, në burim poshtërimi. Presioni sistematik ndaj institucioneve sërbe në shëndetësi, arsim dhe shërbime sociale, duke i lënë pacientët pa kujdes të besueshëm dhe nxënësit të pasigurt në lidhje me shkollimin në gjuhën amtare. Arrestimet që shkaktojnë shqetësime serioze në lidhje me drejtësinë dhe proporcionalitetin. Marrja e trojeve në veri të K&M për bazat monoetnike speciale të policisë, shpesh kryen pa transparencë dhe jashtë kornizës së dakordësuar".
Nënvizoi se këto nuk janë vendime të izoluara, por model i vazhdueshëm presioni.
"Për shumë, kjo nuk është çështje politike-por nëse ata mund të jetojnë normalisht, të rrisin fëmijë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kur kushtet themelore për jetë dinjitoze nuk egzistojnë, njerëzit largohen-jo sipas zgjedhjes së tyre, por nga nevoja. Ky ndryshim gradual demografik, udhëhequr nga presioni i vazhdueshëm dhe jo nga migrimi vullnetar, rrezikon të ndryshojë thellë karakterin multietnik të Kosovës e Metohisë. Dhe kjo nuk godet vetëm sërbët. Komuniteti goran përballet me margjinalizim të madh, komuniteti boshnjak
është i margjinalizuar nën shqetësime gjithnjë e në rritje për asimilim të heshtur. Kjo bëhet çështje strukturore që kërcënon vetë strukturën e bashkëjetesës. E përsëris, kjo është çështje parimi", tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se në gjashtë muajt e fundit situata është përkeqësuar dhe më, sepse në vend të përparimit drejt normalizimit, të gjithë jemi dëshmitarë në zhvillimin e ngjarjeve që thellojnë mosbesim dhe intensifikojnë pasiguri.
"Kjo ngre pyetje fundamentale: çfarë të ardhmeje mund të presim në shoqëri ku njerëzit janë shënjestra për shkak të asaj se kush janë dhe ku nuk ka drejtësi? Pa përgjegjësi nuk mund të ketë besim dhe pa besim nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme”, tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se është veçanërisht shqetësuese që raporti nuk përmend eksodin e heshtur, por të vazhdueshëm të sërbëve.
“Në periudhë shumë të shkurtër kohore, gati 20% e popullsisë sërbe braktisën Kosovën e Metohinë nën presion. Kjo nuk është statistikë. Ky është eksod. Dhe është përgjegjësia jonë e përbashkët t’a ndalojmë këtë", qartësoi Gjuriq.
Vuri në dukje se iniciativat legjislative, sikurse projektligji për të huajt, shkaktuan shqetësim të thellë mes serbëve në Kosovë, pasi egzistonte rrezik real që njerëzit që kishin jetuar dhe punuar aty për dekada, mund të trajtoheshin si të huaj, duke humbur të drejtën e tyre për të qëndruar, punuar dhe madje të qëndronin në shtëpitë e tyre. Masa të tilla, tha ai, jo vetëm që janë ligjërisht të diskutueshme, por pasqyrojnë model më të gjerë tentativash për riformim të realitetit me mjete administrative, ndërsa sërbët përballen gjithnjë e më shumë me pengesa ligjore e administrative që rëndojnë jetën e përditshme, nga qasja në shërbimet publike e deri tek ushtrimi i të drejtave themelore.
"Në të tilla rrethana, është e domosdoshme që drejtësia të ndërmerret në mënyrë të qëndrueshme, të paanshme dhe të bazuar fort në sundimin e ligjit. Megjithatë, jemi dëshmitarë në raste të shumta të arrestimeve arbitrare shpesh të dyshimta të sërbëve të bazuara në dëshmi të pabesueshme në lidhje me krime lufte. Në të tilla proçedura, jo vetëm që baza ligjore është shpesh e dyshimtë, por edhe të drejtat themelore të të ndaluarve dëmtohen seriozisht. Në vend që të kontribuojnë në drejtësi dhe pajtim, praktika të tilla krijojnë frikë, pengojnë kthimin e personave të zhvendosur dhe minojnë sigurinë juridike”, tha Gjuriq.
Tha se marrëveshjet e arritura më herët nuk respektohen dhe se kanë kaluar më shumë se 13 vite prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Parë Bazë të Brukselit, e cila vazhdon të mos zbatohet dhe detyrimi kyç i marrë përsipër nga Prishtina “as nuk i është afruar për t’u përmbushur”.
"Themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është vonuar për gati një dekadë e gjysmë. Kjo nuk është vetëm çështje kohe, por çështje kredibiliteti dhe respekti për detyrimet që janë marrë formalisht. Pa zbatimin e asaj që është dakordësuar, vështirë të flitet për progres të vërtetë apo normalizim të qëndrueshëm. Në këtë mënyrë sërbët kosovarë mbeten pa kornizën juridike që u është garantuar përmes dialogut, çka minon dhe besimin dhe kredibilitetin e proçesit", paralajmëroi ministri.
Ai tha se egziston kontradiktë e thellë që duhet të zgjidhet direkt duke thënë se Kurti u ngrit politikisht si aktivist studentor, duke mbrojtur të drejtat dhe rezistuar asaj që ai e përshkroi si represion, ndërsa sot shumë në terren e përjetojnë politikën e tij si kufizuese, përjashtuese dhe mjaft brutale.
"Ky transformim ngre çështje serioze rreth qëndrueshmërisë në zbatimin e vlerave demokratike. Lidershipi mban përgjegjësi ndaj të gjitha komuniteteve-jo vetëm ndaj mbështetësve politikë. Kur kjo përgjegjësi ushtrohet selektivisht, institucionet dobësohen dhe ndasitë thellohen. Gjithashtu jemi dëshmitarë të modelit të përsëritur: krijohet krizë. Të gjithë investojmë kohë, energji dhe përpjekje diplomatike për t’a përmbajtur. Dhe atëherë kur ajo zgjidhet vetëm pjesërisht, pritet t’a përshëndesim si progres", tha Gjuriq duke thënë se Kurti vizitoi veriun e Kosovës edhe një herë duke anashkaluar e injoruar përfaqësuesit dhe kryekomunarët e zgjedhur demokratikisht, çka nuk është angazhim, por përjashtim.
Ministri tha se Sërbia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe detyrimeve të saj, por që dialogu pa zbatimin e detyrimeve është në të vërtetë në stanjacion.
"Më shumë se 13 vite pas Marrëveshjes së Brukselit, presim themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Pa Bashkësi, autonomia e premtuar mbetet premtim i paplotësuar, duke i lënë sërbët pa mbrojtjen e nevojshme institucionale për sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë", tha Gjuriq.
Ai bëri të ditur dhe marrëveshja e Uashingtonit e arritur me ndërmjetësimin e Donald Tramp, ishte vizionare, sepse e vendoste bashkëpunimin ekonomik në qendër, duke ofruar rrugë pragmatike përpara, në vend të konfrontimit ofronte lidhje.
"Ky shpirt nuk duhet humbur, ringjallja e elementëve të integrimit ekonomik, lirisë së lëvizjes dhe bashkëpunimit praktik mund të sjellë përfitime të prekshme për të gjitha komunitetet", tha Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se përveç kushteve të vështira të sigurisë dhe jetesës, Sërbia duhet të shprehë shqetësim të veçantë për shënjestrimin e vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore e fetare sërbe, pasi përdhosja e objekteve fetare dhe varrezave, nuk është vetëm vandalizëm, por sulm direkt ndaj identitetit, dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut.
Përmendi dhe goditjen me gurë të autobuzit që transportonte pelegrinë ortodoksë sërbë "në jug të Mitrovicës së Kosovës në shtator të vitit të kaluar", çka sipas tij, nuk ishte akt rastësor, por sulm i synuar ndaj individëve që ushtronin të drejtën e tyre themelore për lirinë e fesë.
"Shënjestrimi i vazhdueshëm i trashëgimisë kulturore e fetare, mbetet thellësisht shqetësues. Ky nuk është vandalizëm-kjo është tentativë e fshirjes së identitetit dhe vazhdimësinë. Kur sulmohen kishat, kur përdhosen varrezat, kur targetohen pelegrinët, kjo minon vetë bashkëjetesën", tha ai. Gjuriq tërhoqi vëmendjen veçanërisht tek proçesi i shpejtuar i militarizimit në Kosovë, duke vënë në dukje se forcimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës i ndjekur nga blerja e armëve moderne, nuk mund të shihet si proçes neutral.
"Veçanërisht në kontekstin e stanjacionit të dialogut. Kjo ndryshon ekuilibrin e sigurisë, rrit pasigurinë dhe rrit rrezikun e eskalimit. Të tilla zhvillime, veçanërisht kur kryhen pa transparencë dhe pa respekt të plotë për detyrimet ndërkombëtare, minojnë përpjekjet për të ruajtur stabilitetin dhe çojnë në pikëpyetje kredibilitetin e mekanizmave egzistues të sigurisë. Më lejoni që të jem i qartë: KFOR duhet të mbetet e vetmja forcë legjitime dhe kredibile e sigurisë në terren, plotësisht në përputhje me mandatin e vet. Në kohë të rritjes së pasigurisë globale dhe transformimit të rendit ndërkombëtar, stabiliteti i brishtë në Kosovë e Metohi nuk duhet të cënohet. Në rrethana të tilla, vetëm KFOR mund të garantojë sigurinë në terren. Në kombinim me bashkëpunimin jotransparent me aktorë të caktuar në rajon, këto zhvillime shkaktojnë shqetësim serioz", tha Gjuriq.
Ai vuri në dukje se të gjitha këto faza ilustrojnë qartë modelin e veprimit të kryer nga Albin Kurti.
"Dëshmojmë qasje të qëllimshme në të cilën krizat nuk janë rastësore, por krijohen. Vijat e kuqe lëvizin vazhdimisht më tej duke nxitur tensione në terren. Dhe atëherë këto kriza të njëjta de-eskalohen veçse pjesërisht, sa për të paraqitur pamjen e përmbajtjes. Por të jemi të qartë: vijat e kuqe nuk kthehen kurrë në pozitën fillestare. Ato veçse tërheqin disa hapa prapa, ndërsa realiteti i ri mbetet i ndryshuar", tha Gjuriq.
Kjo, sikurse tha, mund të zgjidhet me konfirmimin e rolit qëndror të Kombeve të Bashkuara.
"Për Republikën e Sërbisë, Kombet e Bashkuara mbeten forumi më relevant për sigurimin e drejtësisë dhe rendit ndërkombëtar. Na nevojitet më shumë angazhim i KB. Dhe na duhet respekt i plotë për vendimet detyruese, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo rezolutë nuk është vetëm dokument, por një prej kornizave më të rëndësishme ligjore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e Metohisë. Dispozitat e saj duhet të zbatohen dhe jo vetëm t’i referohen", qartësoi ministri sërb.
Veç kësaj, tha, duhet të shikojmë tek e ardhmja dhe të kapërcejmë ndasitë e vjetra nën fokusin e mundësive për bashkëpunim.
Gjuriq paralajmëroi se çdo tension i pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor ka pasoja tej kontekstit të tij të menjëhershëm.
"Por më lejoni të jem po aq i qartë: Në vend të fyerjeve dhe akuzave, ofrojmë dorën e bashkëpunimit-popullit shqiptar. Nuk besojmë se popujt tanë janë të destinuara për konflikt. Besojmë se përmes dialogut, bashkëpunimit ekonomik dhe respektit të ndërsjelltë, e ardhmja ndryshe është e mundur. Edhe një herë: Sërbia nuk është pjesë e problemit-ne jemi pjesë e zgjidhjes. Sërbia mbetet e përkushtuar për dialog. Sërbia mbetet e përkushtuar për paqe. Sërbia mbetet e përkushtuar për ligjin ndërkombëtar dhe zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura. Kombet e Bashkuara, përfshirë UNMIK, kanë një rol të rëndësishëm në sigurimin e përgjegjësisë dhe raportimit objektiv-por normalizimi i qëndrueshëm duhet të ndërtohet përmes implementimit, dialogut dhe besimit. Sërbia është e gatshme që konstruktivisht të bashkëpunojë me të gjithë partnerët në gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse, të pranueshme që respekton të drejtat dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Republika e Sërbisë mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj paqes, dialogut dhe të drejtës ndërkombëtare. Por që të jemi të qartë: Pa përgjegjshmëri nuk ka drejtësi. Pa drejtësi nuk ka besim. Dhe pa besim nuk ka paqe të qëndrueshme” konkludoi ministri Gjuriq.
0 komentet