Në Jarinjë ka kaluar vetura e parë e pasagjerëve me shenja RKS pa letra ngjitëse
Vendimi për lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga territori i Kosovës ka filluar të zbatohet sot. Pak pas orës 08:00, në vendkalimin administrativ në Jarinje ka kaluar vetura e parë e pasagjerëve pa letra ngjitëse me shenja RKS.
Në të gjitha vendkalimet administrative të Kosovës dhe Serbisë, mbrëmë janë postuar deklarata për anulimin e afisheve në zonën e Serbisë qendrore për automjetet me targa RKS që dalin nga Kosova.
“Lejimi i pjesmarrjes në komunikacion në rrugë të të gjitha automjeteve të regjistruara nga ana e institucioneve të përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike me qëllim lehtësimin e individëve dhe t’u mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe kjo nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes njëanshmërisht të pavarësisë së "Kosovës", nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të "Kosovës" dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244(1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".



komentet