Vazhdojnë punimet infrastrukturore përmes pronave sërbe në Banovom Dol
Nën prezencë të policisë kosovare vijojnë punimet në aksin për në drejtim të fshatit shqiptar Vidomiriq ndonëse banorët e fshatit Korilje, Doljevac, Zherovnicë dhe Banov Do kanë kundërshtuar dhe tentuar të ndalin punimet pasi rruga kalon përmes pronave të tyre.
Millan Ignjatoviq nga Banovo Doli prona e të cilit ndodhet në rrugë, ka thënë për Kosovo onlajn se punëtorët vijojnë të gërmojnë truallin pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe marrëveshjeve të pasuksesshme të banorëve me përfaqësues të Ministrtisë së Infrastrukturës, Policisë Kosovare dhe Euleks që këto punime të ndalen.
"Këto ditë me të vërtetë bëhet fjalë për një pushtim të madh ndaj popullit tonë. Këtu jetojnë familjet Ignjatoviq dhe Neshkoviq. Na prevën ujin, nuk kemi ujë prej një dite. Ndërsa deri dje punimet kanë qenë ndalur për tre ditë për të dakordësuar me ta rreth hapave të mëtejshëm. Megjithatë ata dje me makina hyrën dhe e shikoni vetë se çfarë po bëjnë. Me të vërtetë kjo është e pabesueshme. Sot kemi dhe festë, nuk mundemi as të festojmë para këtyre pushtuesve" shprehet Millan Ignjatoviq.
Ky i fundit tha se kishin folur me punëtorët dhe policët dhe i ishte thënë se punojnë për policinë dhe ushtrinë e tyre.
"E bëjnë si bazë, ndërsa kjo është tokë private. Ata thonë se kjo është traseja e tyre dhe se këtu rruga ka egzistuar. Ska pasur rrugë këtu, unë jam pronar dhe e trashëgoj pronën prej tim eti dhe xhaxhait tim. Ky i fundit prej vitesh ka kultivuar këto kumbulla dhe tashmë gjithçka u shkatërrua. Kjo është jashtë çdo logjike" ka theksuar Millan.
Ky i fundit ka shtuar se jeta në të tilla kushte është e vështirë, pothuajse në festën fetare të familjes së vet.
"Nuk mundemi të festojmë, erdha të them se këtu çfarë nuk bëhet, t’a shikojë Sërbia se çfarë bëhet këtu. Kjo është e pabesueshme" ka thënë Millan.
Budimir Ignjatoviq, i cili gjithashtu jeton në pronën e vet në Banovo Do ka thënë për Kosovo onlajn se atë policia kosovare i mori të drejtën e pronës.
"Kjo është pronë e Ignjatoviqëve dhe Neshkoviqëve. Unë kam jetuar në atë shtëpinë e vjetër aty sipër, i ndjeri im at kishte dhjetë fëmijë, gjithsej ne të 12 si familje jetonim këtu deri para dhjetë viteve. Kur dëgjova se po punohej, erdha dhe pashë dhe nuk mundesha t‘a besoja. Shkova në shtëpi të pija ujë, dola dhe rashë. Mu deshën dy orë që të merrja veten. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Për ne nuk egziston asnjë e drejtë. Kjo pronë është e jona, e kemi me tapi. E dimë që është jona, por jo, tashmë është e tyre" ka thënë Budimir dhe shtoi se askush nuk dëshiron t’a dëgjojë.
"Veçse mund të vijnë natën të n‘a therin, le të na vrasin, më mirë kështu sesa të jetojmë kështu. Ne jemi robër. Jemi të rrethuar, jetojmë në kushte jonormale. Turp është dhe për qeverinë tonë por edhe për qeverinë e tyre që sillen kështu. Kfor erdhi për të mbrojtur ata e jo ne. Lërini të shkojnë, ne nuk po sulmojmë askënd, por ata po mbrohen dhe na sulmojnë ne. Le të punojnë, ka Zot, do t‘a shikojmë. Unë mund të mos e përjetoj atë, por dikush do t‘a përjetojë. Kushdo që e bën ashtu do t’a pësojë nga Zoti“ thotë Budimir.
Rreth ndërtimit të rrugës ka folur dhe Zvonimir Ignjatoviq i cili ka thënë se banorët në fund të javës që kaloi patën dëgjuar se nisi të ndërtohej ajo rrugë ilegale.
"Shkova deri tek kantieri, bisedova me punëtorët dhe u thashë atyre se kjo është pronë private dhe se në këtë rrugë kanë bërë ujësjellësin e fshatit që e kanë vetëfinancuar. I’u luta që të mos vazhdonin pasi kjo është prona jonë dhe të binim në marrëveshje për veprimet e mëtejshme. Megjithatë ata këtë as nuk e vlerësuan, por vijuan me punën e tyre. Të shtunën arritëm marrëveshje që puna të ndalej më tej. Megjithatë sot nën ndihmesën e policisë kosovare dhe me kërcënime për arrestime, kanë vijuar punën e tyre dhe kaluan përmes pronave tona duke mos pyetur askënd. Ata tani kërkojnë ndonjë takim, u them të drejtën, nuk dimë se çfarë të bëjmë më tej. Punimet vazhdojnë pavarësisht lutjeve dhe kërkesave tona për t’u ndalur" ka thënë Zvonimir.
komentet