Në Lleposaviq arrestohet sërbi i cili protestoi kundër hyrjes së Radomiroviqit në godinën komunale
Policia kosovare arrestoi sot Nebojsha Virijeviq nga Lleshka afër Lleposaviqit i cili të mërkurën me bashkëqytetarët protestoi si pasojë e tentimit për të hyrë në godinën komunale të ndihmës ministrit për bashkësi dhe kthim Radojica Radomiroviq.
Arrestimin e tij për Kosovo onlajn e konfirmoi avokati i Virijeviqit Nebojsha Vllajiq, i cili tha se klienti i tij i’u caktua mbajtje policore me afat 48 orë.
Virijeviq së bashku me një numër qytetarësh dhe punonjësish të institucioneve publike, prej tre muajsh protestojnë para godinës komunale në Lleposaviq kundër imponimit ilegjitim të pushtetit të zgjedhur, ndërkohë që ishte dhe mes tubuesve të cilët të mërkurën fërshëllyen Radomiroviqin i cili me grupin prej dhjetëra njerëzish, tentoi të hynte në godinë.
Vllajiq thotë se Virijeviq sot dha deklaratë në lidhje me ato zhvillimet dhe se nesër do të paraqitet para gjykatësit për të sqaruar ngjarjen.
“Ai është ndaluar nën akuzën e veprës penale se pretendohet se ka kërcënuar Radojica Radomiroviqin. Pres që nesër të dalë para gjykatësit për të sqaruar të gjithë ngjarjen”, thotë Vllajiq.
Virijeviq është i punësuar si punëtor sigurie në institucionin parashkollor "Fëmijëri e gëzuar" në Lleshkë dhe kolegia e tij Jasmina Saviq thotë për Kosova Onlajn se kolegu i saj është arrestuar në pragun e shtëpisë, në sy të familjes dhe nënës së tij të sëmurë dhe pa asnjë provë.
“Ashtu si në 90 ditët e kaluara dhe të mërkurën protestuam paqësisht para godinës komunale të Komunës së Lleposaviqit, përditë vetëm këtu, mjekët, punonjësit e edukimit, punonjësit komunalë dhe të gjithë qytetarët të cilët nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në lidhje me dokumentet personale ku janë nxjerrë jashtë në zyrat komunale. Sot në sy të anëtarëve të familjes dhe nënës së tij të sëmurë, është arrestuar Nebojsha Virijeviq, kolegu im me të cilin punoj prej dhjetë vitesh. Njeri i ndershëm, familjar dhe baba i tre fëmijëve” thotë Saviq.
Kjo e fundit shton se Virijeviq është arrestuar nën akuzën e kërcënimit ndaj Radomiroviqit, gjë që sipas Saviqit nuk është e saktë.
“Radomiroviqin e kanë fërshëllyer por në asnjë moment nuk është kërcënuar, ndonëse po filmonte turmën, çka është vepër penale me sa di unë. Besojmë se ajo që po ndërmerret ndaj sërbëve paraqet torturën më të madhe të mundshme. Jemi të vetëdijshëm se Albin Kurti me këtë sjellje dëshiron t'i frikësojë sërbët që të mos dalim më para komunës ku punojmë me vite të tëra”, thotë Saviq.
Thuhet se Radomiroviq tentoi të hynte me grupin prej dhjetë njerëz në godinën e kryekomunarit ilegjitim Lulzim Hetemi, i cili është zgjedhur vetëm me 100 vota.
“Askush prej nesh nuk mund t’a kuptojë sesi në sy të komunitetit ndërkombëtar, i cili kërkon kaq shumë demokraci, në një mjedis të pastër sërb, kryekomunar të jetë një njeri që në asnjë moment nuk e ka parë kurrë të arsyeshme të shfaqet para njerëzve që dëshiron të përfaqësojë” thotë Saviq.
Kjo e fundit thekson se nga kërkesat e saj nuk do të heqë dorë dhe se nesër ashtu sikurse dhe çdo ditë në vijim, do të jetë para godinës komunale.
“Nuk dëshirojmë të tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do të jemi aty përditë. Do të protestojmë me të gjitha mjetet demokratike që lejohen në mbarë botën”, thotë Saviq.
0 komentet