Ka filluar seanca e dytë gjyqësore në rastin e Sllagjan Trajkoviqit

Suđenje Slađanu Trajkoviću
Burim: Kosovo Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot filloi seanca e dytë për rastin e Sllagjan Trajkoviqit nga Mitrovica e Veriut, të cilin Prokuroria Speciale po e akuzon për krime të dyshuara të luftës në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Seanca e kaluar, kur është dashur të lexohet aktakuza, është shtyrë për shkak se Prokuroria nuk ia ka dorëzuar dokumentacionin e plotë avokatit të të akuzuarit.

Seanca e sotme është e mbyllur për publikun dhe në seancë merr pjesë familja e Sllagjan Trajkoviqit.


Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut dhe që atëherë është në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sllagjan Trajkoviq për krime lufte kundër popullatës civile në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1999, në fshatin Reznik të komunës së Vuçitrnit dhe fshatrave përreth.

Fjala vjen, Trajkoviq u largua nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, së bashku me kolegë të tjerë, në shenjë proteste ndaj dhunës që autoritetet në Prishtinë po ushtrojnë ndaj serbëve në veri.