Nedeljkoviq: Kosova nuk mund të sjellë rezultate vetëm me "derdhjen" e të hollave në përpjekjet diplomatike në SHBA
Nuk egziston asnjë iniciative lobuese në Uashington e cila mund t’i sjellë dikujt rezultat nëse ai ndjek politikë e cila është tërësisht e kundërt me Shtëpinë e Bardhë, thotë për Kosovo onlajn docent i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stevan Nedeljkoviq i cili shton se për Kosovën nuk do të thotë shumë që Prishtina “derdh” të holla në Uashington dhe përpjekjet lobuese, ndërsa në pushtet është Albin Kurti, i cili është i paepur tek pikëpamjet e tij ideologjike.
Nedeljkoviq kështu i ka komentuar të dhënat të cilat së fundi janë publikuar në media që prej korrikut të vitit të kaluar e deri më janar të këtij viti, Ministria e punëve të jashtme dhe e diasporës e Kosovës, u kishte paguar dy kompanive gati 277.000 dollarë për lobim në SHBA.
Ai sqaron se është premisë e gabuar që nëse "derdh miliona" në iniciativa lobuese në Uashington, kjo do të sjellë rezultate të dukshme.
“Mund të derdhësh miliona nëse ke politikë e cila është diçka e afërt me Uashingtonin në moment të caktuar. Nëse ke një dozë pragmatike tek bashkëpunimi me Uashingtonin dhe nëse keni mbështetje në përpjekjet lobuese, ajo sinergji mund të sjellë rezultate. Nëse je i pakompromis, nëse je jo pragmatist dhe derdhni miliona, iniciativa juaj mund të rezultojë e pasuksesshme” bën të ditur Nedeljkoviq.
Ky i fundit shton se Uashingtoni ka traditë pragmatizmi dhe nëse nuk respekton logjikën pragmatike dhe nëse në Uashington vjen me ide të palëkundura të bazuara në pikëpamjet e tyre, me gjithë milionat që mund t'u jepen lobistëve, nuk mund të shkohet drejt rezultatit pozitiv.
Nedeljkoviq njëkohësisht inkurajon Sërbinë që të ketë iniciativë lobuese sa më të fortë dhe përpjekje në Uashington pasi thotë ai, ndërton rrugë drejt shkrirjes së raporteve mes Sërbisë dhe SHBA dhe drejt politikës dashamirëse të Uashingtonit ndaj Sërbisë.
0 komentet