Nedelkoviq: Serbët e ndaluar ende nuk janë liruar, KFOR-i premtoi tërheqjen e njësive speciale deri në orën 15:00.

Kfor u Zvečanu
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Dragan Nedelkoviq, ka thënë se serbët që u ndaluan dje në Zveçan, ende nuk janë liruar, duke shtuar se sipas premtimeve të KFOR-it, të gjithë pjesëtarët e njësive speciale të Kosovës duhet të tërhiqen sot deri në orën 15:00.

Nedeljkoviq ka njoftuar gazetarët se mbrëmë rreth orës 21:30 përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sërish me komandantin e KFOR-it i cili u ka thënë se janë duke pritur shkresat për lirimin e serbëve të ndaluar.

"Sipas informacioneve që kam, ata nuk janë liruar ende. Fakti është se KFOR-i ua ka dorëzuar menjëherë shqiptarëve", tha Nedeljkoviq.

Ai shtoi se komandanti i KFOR-it ka paralajmëruar se një pjesë e njësive speciale do të tërhiqen nga Zveçani gjatë natës dhe se do të tërhiqen plotësisht deri në orën 15:00 të ditës së sotme.

“Kemi ardhur të presim, presim ora 15:00 që të gjithë të largohen”, tha Nedeljkoviq.