Nikoliq dhe Pashaliq: Sërbët në Kosovë janë të ekspozuar më presione sistematike, u shkelen të drejtat elementare humane
Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq ka biseduar sot me Avokatin e Popullit të Sërbisë Zoran Pashaliq rreth sfidave me të cilat përballen sërbët dhe banorët e tjerë joshqiptarë në Kosovë. Pashaliq bashkëbiseduesen e njohu me iniciativën e institucioneve që kanë për qëllim që të çelin zyrën e Avokatit të Popullit në Mitrovicën e Veriut ku qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet qasje për mbrojtjen e të drerjtave të tyre dhe do të forcojë prezencën e Sërbisë nga çka e ka lutur për të ndihmuar në realizimin e këtij qëllimi.
Në takim është folur edhe për veprimet e njëanshme eskaluese të Albin Kurtit për arsye etike, vuri në dukje problemin e marrjes së pronave, pronarë të së cilave janë sërbët, ndalimin e përdorimit të dinarit, ndërsa Nikoliq theksoi veçanërisht problemin gjithnjë e më të shpeshtë të ngacmimeve seksuale të grave, veçanërisht në veri të Kosovës, bëhet e ditur në deklaratën e Kuvendit të Sërbisë.
Ajo theksoi se në terren përditë përkeqësohet situata e përgjithshme e sigurisë dhe ajo institucionale, çka reflektohet në shembuj të shumtë të rrezikimit të të drejtave themelore të popullit sërb si dhe të popullsisë tjetër joshqiptare.
Ajo vuri në dukje se prej më shumë se një viti, më shumë se 20% e sërbëve braktisën Kosovën, për shkak të "presionit sistematik, diskriminimit institucional dhe kërcënimeve për sigurinë direkte nga regjimi i Albin Kurtit".
Shtohet se në bisedë u vunë në dukje shembujt numrit të madh arrestimesh të sërbëve në Kosovë, pa faj dhe pa asnjë provë materiale, për veprat për të cilat akuzohen.
Gjithashtu u përmend edhe rasti i arrestimit të ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq, si dhe arsyet e arrestimit të tij të pabazuar, çka dëmton më tej besimin e qytetarëve tek institucionet dhe krijon klimë frike dhe pasigurie.
Në takim u fol dhe për nevojshmërinë e mbështetjes ekonomike për fuqizimin e komunitetit sërb, ku u theksua se përmes mekanizmave institucionalë dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente, u ofrohet ndihmë personave të papunë në Kosovë, me qëllim nxitjen e punësimit, vetëpunësimit dhe mbajtjen e të rinjve.
Avokati i Popullit Zoran Pashaliq, shprehu mbështetjen e plotë për përpjekjet që janë bërë në ruajtjen e të drejtave të popullit sërb në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e ndjekjes së vazhdueshme të situatës në terren.
Ai e njohu Nikoliq me iniciativën e institucionit të drejtuar prej tij, për çeljen e zyrës së Avokatit të Popullit në Mitrovicën Veriore dhe i kërkoi ndihmë në realizimin e eventuale të kësaj iniciative.
Qëllimi i kësaj iniciative do të ishte t'u siguronte qytetarëve në Kosovë qasje direkte në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të forconte praninë institucionale të Sërbisë në rrethana të vështira.
Gjatë takimit, u arrit marrëveshja për intensifikimin e bashkëpunimit mes Komisionit për Kosovë e Metohi, Zyrës për Kosovë e Metohi dhe Avokatit të Popullit, ndërsa Pashaliq tha se duke shfrytëzuar kontaktet e tij ndërkombëtare, do të investonte përpjekje për t'i njohur kolegët e tij të Avokatit të Popullit me situatën dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët në Kosovë.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan se është i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve institucionale dhe të monitorohet vazhdimisht situata në zonën e Kosovës në mënyrë që t'u përgjigjen me efikasitet nevojave të qytetarëve dhe t’u ofrohet mbështetje adekuate më të pambrojturve. Dolën në konkluzionin se do të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e mbështetjes institucionale për qytetarët e Kosovës.
0 komentet