Petkoviq me Elhersmanin për veprimet eskaluese të Prishtinës: Përmes terrorit institucional dëshirojnë të dëbojnë sërbët

Petković i Elhersmar
Burim: Kancelarija za Kosovo i Metohiju

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Martajn Elhersman të cilin e njohu me dialogun Beograd-Prishtinë i cili mbahet në Bruksel, por dhe për të gjitha veprimet eskaluese të Prishtinës ndaj popullit sërb, ku minon paqen dhe shemb normalizimin e raporteve, njoftohet nga Zyra për K&M.

Sikurse bëhet e ditur, Petkoviq ka theksuar në veçanti se Beogradi pret që bashkësia ndërkombëtare nga ana e saj të ushtrojë presion tek Prishtina që të ndalë veprimet antiligjore dhe të njëanshme në dëm të popullit sërb në Kosovë dhe në vend të kësaj të nisë me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe ku sërbët kanë 12 vite që po e presin.  
“Drejtori i Zyrës për K&M bashkëbiseduesit të tij i tha se Prishtina nuk dëshiron që në kuadër të dialogut të arrijë cilindo kompromis, as marrëveshje të qëndrueshme, pasi me lëvizje të përditshme eskaluese, arrestime arbitrare, persekutim politik të popullit sërb dhe përfaqësuesve të Listës Sërbe, terror institucional dhe fizik, dëshiron të dëbojë popullin sërb nga Kosova e Metohia dhe kështu të rrumbullakoset politika e spastrimit etnik” bëhet e ditur nga Zyra.

“Dialogu për ne ngelet vendi më i rëndësishëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes Beogradit dhe Prishtinës, por që për dialog nevojitet vullnet i mirë dhe korrektësi nga të dy palët, çka fatkeqësisht Prishtina nuk e ka treguar, por ka demonstruar politikën e dhunës, veprime të njëanshme dhe provokime” konkludoi drejtori Petkoviq.