Novosti: KFOR-i dhe EULEX-i i sollën forcat speciale Rosu me snajper në Leposaviq

Kfor i Euleks dovode Rosu na sever
Burim: Printscreen

Ndonëse KFOR-i dhe EULEX-i garantuan që policia e ROSU-së nuk do të vinte në stacionin policor në Leposaviq, ata kërkuan vetëm të silleshin ushqime dhe të kaloheshin policët e rregullt patrullues të cilët janë aty që nga fillimi i barrikadave dhe që janë në terapi, në video shihet se si Eulex-i dhe Kfor-i në fakt po sjellin policinë Rosu me helmeta dhe armë tytëgjata në veri, shkruan media serbe “Novosti”.

Sic thuhet, dhe Kfor-i dhe EULEX-i madje pretenduan se ata ishin policë të zakonshëm, ndonëse në videon, për të cilën Novosti e ka arritur, në 4.20 minuta mund të shihet edhe futjen e snajperëve.

“A janë policia e rregullt, siç pretendojnë EULEX dhe KFOR, policët me helmeta që sjellin pushkë snajper dhe armë tytëgjata? Pse Albin Kurti e dërgon policia Rosu me snajper në veri dhe si planifikon ta përdorë atë snajper? A është për ato ‘viktima’ që po planifikon Kurti kur fliste për heqjen e barrikadave?”, shkruan Novosti.