Bashkëshortet e serbëve të arrestuar: Janë marrë në intervistë informative, nuk janë kthyer
Bashkëshortet e ish-policëve të arrestuar të Policisë së Kosovës, Sllagjan Trajkoviq dhe Dejan Pantiq, kanë thënë sot se kanë frikë për familjet e tyre pasi burrat e tyre janë marrë në intervistë informative nga e cila ende nuk janë kthyer, raporton RTV.
Bashkëshortja e Trajkoviqit, Suzana, thotë se bashkëshorti i saj është marrë në paraburgim dhe se tani ajo ka frikë për vajzën e saj.
"Mund ta imagjinoni se si ndihem. Unë jetoj me vajzën time në Mahallën e Boshnjakëve, ku ka mjedisi të përzier. Nuk kam frikë për veten time, kam frikë për të. E vetmja rehati që kam është në institucionet serbe dhe shteti i Serbisë, e di që janë me ne, si dhe Komuna e Mitrovicës, kjo më jep pak forcë”, tha Trajkoviq për TV Most, transmeton Tanjug.
Ajo shton se familja Trajkoviq ka 23 vite që jeton në Mitrovicë e Kosovës dhe se kurrë më parë nuk kanë pasur problem me shqiptarët, romët apo serbët.
"Sllagjani ka punuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2013. Janë bërë kontrolle, dhe ne kemi marrëdhënie korrekte me të gjithë. Tani që e hoqën uniformën para një muaji, kështu ndodhi", thotë Trajkoviq.
Bashkëshortja e Dejan Pantiqit, Suzana, thotë se jeta e familjes së saj ka ndryshuar tërësisht.
“Nga një jetë e zakonshme, e qetë, jeta jonë u kthye në ferr. E morën për një intervistë informative dhe nga ai moment nuk dimë asgjë për të. Kam tre fëmijë dhe i ngushëlloj. Vazhdoj t’u them: babi është gjallë dhe ai do të kthehet dikur. Dhe kur do të kthehet është një pikëpyetje e madhe”, tha Pantiq për TV Most.
Ajo shtoi se pas 13 ditësh nga arrestimi, ajo nuk e di asgjë për burrin e saj dhe nuk e di më çfarë të mendojë.
“Kam shpresë, por po zhduket gjithnjë e më shumë”, ka thënë Pantiq.
komentet