Odalloviq: Deklaratë e papërgjegjshme e Hotit rreth padisë ndaj Sërbisë, duhet të zgjidhet çështja e të zhdukurve
Si pasojë e mesazhit të Prishtinës se kur Kosova të bëhet anëtare me të gjitha të drejtat në Këshillin e Europës, do të padisë Sërbinë sikurse bëri të ditur kryetari i Komisionit për personat e zhdukur Velko Odalloviq tha se deklarata të tilla më e pakta janë të papërgjegjshme dhe se çështja e të zhdukurve mund të zgjidhet nëse të dy palët do t'u përmbahen mekanizmave dhe detyrimeve të dakordësuara.
Odalloviq bëri të ditur se përsa i përket Sërbisë, dera për bisedime për personat e zhdukur është e çelët.
"Nuk i kuptoj tamam deklarata të tilla të Hotit, mendoj se mandati që ka si unë dhe ai, jep hapësirë të mjaftueshme përmes mekanizmave egzistuese të punojmë dhe zgjidhim këto probleme", ka thënë Odalloviq për Kosovo onlajn.
Ai kujton formimin e grupit të punës për zgjidhjen e rasteve të të zhdukurve nën mandatin e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të KB të cilin e përfaqëson Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Gjithashtu Odalloviq shton se për çështjen e të zhdukurve janë zhvilluar dhe zhvillohen takime në kuadër të dialogut në Bruksel ku Sërbia është tërësisht aktive. Ai vlerëson se egzistojnë mekanizma të mjaftueshëm në të cilat do të mund të zgjidheshin çështjet e të zhdukurve, duke theksuar se nuk e kupton se për çfarë do t’i kontribuonte kjo çështje Kosovës për anëtarësi në institucionet ndërkombëtare.
"Nuk e di se çfarë mund të bëhet më shumë sesa ndonjë tjetër, sidomos me këtë aventurën e bashkësisë ndërkombëtare dhe që Prishtina me çdo çmim dhe pa asnjë lloj kriteri dhe baze, të bëhet pjesë e një institucioni ndërkombëtar. Problemi nuk është në Prishtinë, por tek ata që këtë e pranojnë. Dikush do të duhet të shqetësohet rreth asaj nëse Prishtina mund të bëhet anëtare dhe nëse i përmbush kërkesat, kur ata që duhet të shqetësohen për këtë, nuk shqetësohen fare. Kur shkelet drejtësia 'jo e drejta', atëherë kjo nuk mund të ketë pasoja të rënda, as nuk ka ndonjë gjerësi të lartë që mund të kërcënojë interesat e Sërbisë” ka thënë Odalloviq.
Ky i fundit theksoi se beson tek zgjidhja e problemit përmes bisedimeve dhe se Hoti do të duhej të fliste me delegacionin sërb rreth lokacioneve, arkivave, kuadrin e punës, detyrimet e përmbushura e të papërmbushura si për njërën dhe për tjetrën palë. Sipas fjalëve të tij është e domosdoshme që palët të kthehen në atë se çfarë është diskutuar në një vit në Bruksel dhe të mbajnë vetëm një takim të grupit të punës me qëllim që çështja e të zhdukurve të nisë të zgjidhet.
"Është e nevojshme të ndërtojmë plan të aktiviteteve në terren, ato informacione dhe lokacione që kemi shkëmbyer t’i vërtetojmë. Prishtina ka patur 11 kërkesa për Batajnicën, Petrovo Selo, Peruqac, Surdulicë, Kozarevo, Jallovishte, Banja e Pazarit dhe të gjitha lokacionet të cilat ata i kanë përmendur si vende potenciale dhe ne jemi të gatshëm që t’i vërtetojmë. Duhet të verifikojmë këto me qëllim që organet kompetente të krijojnë mundësi t’i verifikojnë dhe të japin detyra të caktuara që përmes tyre të operohet. Të njëjtën gjë e presim dhe nga pala tjetër, që Budisavci, Llapushniku dhe Llikovaci si dhe të gjitha vendet të cilat ne i kemi theksuar si kërkesa t’i verifikojmë bashkarisht. Të shikojmë se çfarë bëhet me 300 trupat në morgun e Prishtinës, të shikojmë se kujt i përkasin këto trupa dhe bashkarisht-i tillë është mandati dhe kuadri i funksionimit", sqaroi Odalloviq.
Nuk ka dallim, konkludon Odalloviq, që përtej këtij kuadri të flitet çdo gjë, supozojmë dhe kërkohet në atë duke qenë se ende nuk kanë përmbushur detyrimet e nënkuptueshme.
“Kemi gjetur arkiva ndërkombëtare që janë mjaft të rëndësishme dhe tashmë duhet të mendojmë se kush do t’a padisë kë dhe për çfarë? Egzistojnë autoritete kompetente që merren me të ndërsa ne nuk kemi asnjë problem dhe mbështesim çdo hetim që të çon për vërtetetimin e krimeve të luftës e veçanërisht jemi të interesuar për hetimet që po kryhen për krimet e luftës në të cilat ka dhe nga ata që janë zhdukur dhe që po i kërkojmë si Prishtina dhe Beogradi. Kjo është ajo që çmoj se kjo është rruga, ndërsa gjithë të tjerat janë fjalë boshe pa gjë dhe mundësi që familjeve shqiptare dhe sërbe të mund t’u kthehet shpresa” theksoi Odalloviq.
Siç thotë ky i fundit, beson se ekipet me ardhjen e motit të mirë, do të jenë në lokacione dhe do t'i informojnë familjet për planin e punës dhe të gjitha informatat. Megjithatë thekson se Prishtina “fut kokën në rërë” dhe nuk i përmend marrëveshjet egzistuese, ndaj siç shton, “të flasësh rreth temave të mëdha” dhe padive, është papërgjegjshmëri.
"Do të doja që thjesht t'u kthehemi mandateve tona, mos shpenzojmë shumë kohë tek këto tema të tjera dhe të tregojmë përgjegjësi para institucioneve që na vendosën dhe mbi të gjitha para familjeve të të zhdukurve. Ne nuk kemi bashkëpunim me ta (Prishtinën), nuk e dimë nëse ndonjërin e kanë identifikuar, kush janë identifikuar, ndërsa kemi listë të përbashkët të konsoliduar”, tha ai.
Dyert e Sërbisë, thotë ai, janë të çelëta për bashkëpunim dhe bisedë.
“Përsa i përket Sërbisë, po trokasin në derë të çelët. Ne jemi të gatshëm që përmes rregullave të cilat jemi dakordësuar dhe për të cilat garant janë institucionet ndërkombëtare, të punojmë. Ne të gjitha vendimet jo për t’i respektuar, sesa të jemi pjesë e këtij procesi, madje kemi hyrë bashkarisht në projektin rajonal në kuadër të të cilit Prishtina trajtohet si institucion legal-vendi i Samitit të ZB, ku të gjitha vendet e rajonit kanë përgjegjësi të bashkëpunojnë në fusha të caktuara”, tha ai.
Duke komentuar dritën jeshile që Komiteti Politik i APKE dha për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe premtimin se egzistojnë organe që do të kontrollojnë situatën në terren dhe do të jenë garant të paqes dhe mbrojtjes së të drejtave të sërbëve, Odalloviq theksoi se ai mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që dërgojnë të tilla mesazhe, nuk u beson më.
“Dhe deri më tani patën të gjitha mekanizmat, ndërsa populli sërb dita-ditës është në situatë të rëndë dhe sa herë e më pak. Terrori institucional që po ndodh në hapësirën e K&M nga ana e Albin Kurtit dhe institucioneve të tij, është diçka që tashmë egzistojnë mekanizma që këto të ndalen. Aty është EULEKS, KFOR, KB, aty ka shumë nga ata që nesër me kostum të ripaketuar, nëse për ndonjë çudi Kosova bëhet anëtare e KE, do të thoshin ’epo tani do të merremi ne me këtë'. Po përse nuk merreni me të sot, pasi sot nuk po mbroni të drejtat e popullit sërb", spegoi Odalloviq.
Dhuna në Prishtinë, kujton ai, nisi me sulmin e forcave speciale me “armët tytëgjata” në veri të Kosovës, përmes shkatërrimit të institucioneve deri në zgjedhjet jolegjitime, të cilat siç konstatoi, ishin “farsë totale”.
Thotë se Kurti edhe tani me shpalljen e votimit për shkarkimin e kryetarit bën gjithçka që ky proces të mos përfundojë ashtu siç pritet nga komuniteti sërb.
Shton se situata me dinarin është “histori më vete”, ashtu sikurse dhe me vijimin e arrestimeve, aktakuzat dhe gjëra të ndryshme që cënojnë të drejtat e sërbëve në Kosovë.
“Kjo është e gjithçka në të cilën bashkësia ndërkombëtare ka dështuar, harxhoi kredibilitetin e vet sepse e gjithë kjo mund të ndalej. Ajo me asnjë akt, me asnjë veprim asgjë nuk ka ndalur. Flisnin se gjithça është legale që po bën Kurti. Madje edhe në zgjedhjet ku 1.567 votues zgjodhën katër kryetarë në komuna ku kanë qenë të shkruar 45.950 votues, për t’a kanë qenë legale”, tha Odalloviq.
Ky i fundit konstaton se do të ishte gjithçka në rregull nëse bashkësia ndërkombëtare do të bënte punën e vet dhe shqetësohej rreth të drejtave të sërbëve, e jo të toleronte terrorin e ushtruar prej Kurtit.
"Kështu që pritshmëritë e tyre apo deklaratat se do të ndërtojnë mekanizma të reja për të kontrolluar situatën....lere fare më mirë, faleminderit. Ne kemi parë se si u ka dalë jashtë kontrollit të tyre, kemi parë sesi u duket Rezoluta 12 44, dhe sesi u duket Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Mirtrovica, Gjilani....Sesi u duket kur vijnë 50.000 paqeruajtës të armatosur të ndalin dhunën dhe sigurojnë paqen. Ndërsa atëherë në prezencën e tyre ndodhi që të dëboheshin 250.000 njerëz. Akoma dhe 420 njerëz ne sot po i gjejmë, sërbë dhe të tjerë joshqiptarë, të cilët janë zhdukur pas 10 qershorit të 1999. A do të thotë kjo se me këtë logjikë ne duhet të padisim ata pasi ishin përgjegjës që lejuan që të vriteshin, dëboheshin dhe merreshin pengje civilët", ka thënë Odalloviq.
Paditë dhe argumentet, nënvizon, nuk janë rruga drejt zgjidhjes, por të gjitha palët duhet të punojnë bashkarisht nëse duan të ndërtojnë të ardhme të përbashkët.
“Nëse duan të ndërtojnë të ardhme në Kosovë pa sërbë, po i hyjnë një aventure të rrezikshme” paralajmëroi Odalloviq.
0 komentet