Odalloviq: Fakti që nuk ka tubim në Gazimestan flet për gjendjen e sigurisë në Kosovë
Burim: Print Screen/RTS
Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Velko Odalloviq thotë se i vjen keq që këtë vit me rastin e Vidovdanit nuk do të mbahet tubimi në Gazimestan, por nga kryeministri i Kosovës Albin Kurtit mund të pritet gjithçka, shkruan Kurir.
Odalloviq tha se për gjendjen e sigurisë në Kosovë flet vetë fakti që festa e sotme nuk do të festohet në Gezimestan, ku populli është mbledhur tradicionalisht prej vitesh.
“Më parë këto ishin ditët e festave të Vidovdanit me të njëjtin mesazh se serbët në atë zonë të shenjtë duan të mbijetojnë. Fatkeqësisht, falë institucioneve të përkohshme në Prishtinë zona është destabilizuar rëndë. Veriu i Kosovës është praktikisht i okupuar nga njësitë speciale të Kurtit. Më vjen keq që në Gazimestan nuk do të mbajë takim, por nga Kurti mund të pritet gjithçka. Ai mund ta bëjë këtë ditë, që nuk do të thotë asgjë për të, edhe më keq", tha Odalloviq.
komentet