Odalloviq: Me formimin e komisionit të përbashkët u bë përparim kyç në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve
Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq është shprehur për raundin e djeshëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel se u bë përparim i dukshëm në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur dhe vlerësoi për Kosovo onlajn se formimi i komisionit të përbashkët është lajm i mirë për familjet e të zhdukurve dhe për të gjithë ata që me këtë çështje kanë qenë mirëbesues.
Odalloviq kujtoi se proçesi është i bazuar në Deklaratën për personat e zhdukur ku sikurse tha, është dakordësuar tri vite më parë.
"Mendoj se, së nën Deklaratën e cila është dakordësuar tri vite më parë nga presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesi i institucioneve të përkohshme në Prishtinë, ky është lajm i mirë për familjet e të zhdukurve dhe për të gjithë ata që duan të merren me këtë tematikë me mirëbesim dhe me qëllime të mira", tha Odalloviq.
Ai tha se dje u bë hap kyç me formimin e Komisionit të Përbashkët, duke theksuar se kjo ndodhi pas këmbënguljes së vazhdueshme të palës sërbe.
"Dje u bë hap kyç-u formua Komisioni i Përbashkët, pas insistimit tonë të vazhdueshëm në çështjet parimore. Në thelb, ne mbrojtëm Deklaratën dhe mbrojtëm grupin e punës dhe aspektin humanitar të kësaj problematike, duke punuar me zotin Petkoviq dhe ekipin e tij për mbrojtjen e kësaj", deklaroi Odalloviq.
Ky i fundit theksoi se takimi i djeshëm konfirmoi se kërkesat e palës sërbe ishin justifikuese, duke bërë të ditur se kjo u konfirmua dhe nga ndërmjetësi europian në dialog.
"Dje, në një farë mënyre, morëm konfirmim se kishim të drejtë. Ajo për të cilën insistuam çka të cilat ishin dhe kërkesat tona, zoti Sorensen dje e zyrtarizoi, kështu që i detyrohemi mirënjohje sepse në periudhë relativisht të shkurtër kohore, e njohu atë problem. E kuptoi se është shumë e rëndësishme që ai mekanizëm të vihet në funksion, që Komisioni i Përbashkët të vendosë rregullat", tha Odalloviq.
Ky i fundit shprehu pritshmëritë se në javët pasuese do të jetë takimi i parë operativ.
"Pas kësaj, do të flasim rreth dinamikës, temave dhe gjithçka që u intereson familjeve të të zhdukurve, si sërbëve ashtu edhe shqiptarëve. Më duket se ky është momenti kur mund të themi se kemi bërë orjentim të mirë dhe se, nëse delegacioni prishtinas do të sillet në të njëjtën mënyrë si dje, besoj se do të arrijmë rezultate më domethënëse. Kështu që ky është lajm i mirë dhe do t’a përsëris atë aspekt humanitar, si çështje civilizuese që në bazë të mandatit tonë, ka fituar", tha Odalloviq.
Duke folur rreth hapave të mëtejshëm, Odalloviq theksoi se grupi i punës mbetet mekanizmi kryesor operativ, ndërsa Komisioni i Përbashkët do të ketë rol mbështetës.
"Grupi i punës është identifikuar dhe mbetet mekanizëm i pazëvendësueshëm, sepse ai mban punën. Komisioni i përbashkët do të jetë mbështetës në grupin e punës në zgjidhjen e problemeve që ajo identifikon dhe për të cilat do të kërkojë ndihmë", tha ai.
Si një prej temave kyçe vuri në dukje dhe çështjen e arkivës.
"Është mjaft e rëndësishme që këtë t’a vendosim si pikën e parë-si të shkëmbejmë informacion dhe si të sillemi me të. Në publik shpesh shfaqet një gjë që nuk i përgjigjet as frymës së Deklaratës, as këtij dokumenti. Kolegu im nga Prishtina, Andin Hoti, shpesh thoshte se i kishte dërguar një lloj kërkese Aleksandar Vuçiqit. Kjo është me të vërtetë absurde. Këtë e kam thënë vazhdimisht se kjo nuk mund të rrjedhë nga asgjë dhe as nuk ka ndonjë mandat apo të drejtë", tha Odalloviq.
Ky i fundit spegoi se tani mund të shfaqet si menaxher dhe të thotë se për çfarë lloj arkivash është i interesuar. "T’i identifikojë, preçizojë, t’i lidhë me personat e zhdukur, çka është gjë kyçe për ne sepse ky është mandati ynë-personi i zhdukur, ngjarja, zona...Në bazë të kësaj mund të krijojmë kornizë për kërkime të mëtejshme, si në arkivat vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare", theksoi ai.
Odalloviq tha se arkivat ndërkombëtare për Sërbinë janë shumë të rëndësishme për personat e zhdukur pas 10 qershorit 1999.
"Numri më i madh i personave që ne po kërkojmë nga kombësi sërbe dhe të tjera jo-shqiptare u zhdukën apo u vranë dhe askush prej nesh nuk e di se çfarë u ndodhi atyre. Ky është moment i mirë që, nëse duam të vazhdojmë në këtë frymë, të ulemi në tryezë, që Komisioni i Përbashkët të përcaktojë rregullat dhe nisë shkëmbimin e informacionit e pastaj bazuar në atë informacion, do të nisin kërkime konkrete. Dhe Prishtina në kuadër të arkivave të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Kosovës dhe ne do të kërkojmë arkivat tona në mënyrë plotësisht të përgjegjshme çdo dokument dhe gjithçka që mund të ndihmojë në hedhjen dritë mbi fatin e çdo personi të zhdukur", tha Odalloviq.
Sipas fjalëve të tij, qëllimi është shkëmbim tërësisht informacioni, pavarësisht nga përkatësia kombëtare e të zhdukurve.
"Të gjitha informacionet duhet të jenë të disponueshme dhe të vendosen në funksion në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Kjo është diçka që ne e kemi tentuar tre vjet më parë dhe falë Zotit, arritëm t’a zgjidhim dhe se na kuptuan sepse ky është thelbi i asaj që duhet të pasojë. Jo që ne të dakordësohemi për të thënë se “diçka kemi dakordësuar” por që tashmë bërëm bazën, modelin dhe mekanizmin në të cilën të gjithë do të jenë të kënaqur", nënvizoi ai.
Odalloviq shprehu keqardhjen e tij çka familjet e të zhdukurve nuk do të asistojnë në punën e Komisionit të Përbashkët me kapacitet të plotë.
"Pala jonë propozoi që përfaqësuesit e familjeve, si sërbe dhe shqiptare, të përfshihen si vëzhgues apo mediatorë në punën e Komisionit të Përbashkët. Fatkeqësisht, kolegët nga Prishtina në këtë moment e refuzuan. Do t’a diskutojmë sërish këtë temë. Besoj thellësisht se transparenca e punës dhe prania e tyre, do të thotë shumë sepse në këtë mënyrë në masë të plotë do t’a kuptojnë se çka bëjmë ne dhe të mos lexojnë në gazeta deklarata të ndryshme dhe pastaj duke i shfletuar ato sipas asaj se kush po thotë për çfarë arsye, për çfarë motivi, çfarë është politikë dhe çfarë nuk është", tha Odalloviq.
Në fund tha se thelbi i proçesit është qasje civilizuese e humanitare.
"Thelbi është qasje civilizuese e humanitare. Këtu kërkojmë mbështetjen e të gjithë atyre që kanë vullnet dhe qëllime të mira dhe janë të gatshëm të punojnë me ne", konkludoi Odalloviq.
0 komentet